Arkiv-Lajme

Ish kryeministri rumun Nastase, 4 vite burg për marrje rryshfeti

Postuar në 06 Janar, 2014 14:55

Gjykata Supreme në Rumani e ka dënuar ish- kryeministrin Adrian Nastase me katër vite burg për marrje ryshfeti. Gruaja e tij mori një dënim të pezulluar për tre vite për bashkëpunim. Adian Nastase i mbijetoi një tentative vetëvrasje në vitin 2012 pasi mori një dënim me dy vite burg për një tjetër çështje.

Kosova e luftëtarëve të zhgënjyer e të traumatizuar. “Liderët jetojnë në vila e ne vdesim urie”, thotë njëri syresh

Postuar në 06 Janar, 2014 13:48

Në çdo vend, zhgënjimet dhe vuajtja e bijve të luftës a të revolucionit janë një temë e pashmangshme: Është konflikti i përhershëm mes atyre që bëjnë luftën në terren dhe atyre që korrin frytet. Në Kosovë ky element ka marrë nota dramatike e shpesh tragjike, për shkak edhe të një vend të varfër që u gdhi edhe i shkatërruar nga lufta. Siç njoftojnë sot mediat pas një raportimi të shtypit të Prishtinës, 45 vetë, ish luftëtarë të UÇK-së, kanë vrarë veten në pamundësi për t’u siguruar familjeve një mbijetesë minimale, mbivendosur kjo traumave të luftës.

Çanit i marrin patentën për shkelje rrugore, por vazhdon të ngasë makinën, thotë A1 Report

Postuar në 06 Janar, 2014 11:52

A1 Report bën me dije se sipas burimeve në policinë rrugore, prezantuesi Arian Çani është përfshirë pak ditë më parë në një incident me policinë rrugore, duke humbur për 6 muaj të drejtën e të qenit shofer. Gjithçka ka nisur me një mosrespektim semafori nga Çani, duke përfunduar më pas në një përplasje mes tij dhe shefit të trafikut rrugor të kryeqytetit, Ervin Dervishi.

MPJ hedh poshtë lajmin e mbylljes së tre ambasadave rajonale: Nuk ka asnjë vendim

Postuar në 06 Janar, 2014 10:15

Lajmi për mundësinë e mbylljes së tri ambasadave  në Kroaci, Mal të Zi dhe Bosnjë- Hercegovinë, i publikuar sot në gazetën Panorama, është përgënjeshtruar nga ministria e Jashtme. Në shkrim thuhej se “Ministria e Punëve të Jashtme po përgatit draftin për mbylljen e tri ambasadave, në Kroaci, Mal të Zi dhe Bosnjë- Hercegovinë”, duke i shtuar materialit edhe një qejfmbetje apo përplasje mes ambasadorit tonë në Sarajevë dhe ministrit Bushati.

Aksidenti i Merkelit në ski, të gjithë kërkojnë konspiracionin ose tersin

Postuar në 06 Janar, 2014 08:42

Të dy gjermanë, të dy të famshëm, të dy të aksidentuar në ski. Edhe pse kancelarja gjermane Angela Merkel është dëmtuar shumë më pak sesa kampioni i automobilizmit Mikael Shumaker, që është në zonën e rrezikut për jetën, lajmi është publikuar nga mediat e huaja, pas një deklarate për media dhënë nga zëdhënësi i saj. Kuptohet impakti i ngjarjes për vetë rolin e lajmeve të tilla për kancelaren në tregjet financiare, por gjithsesi Merkel ka pësuar dëmtim në pjesën e legenit dhe ka anuluar takimet për tri javë pasi i është rekomanduar regjim shtrati.

Saga Tafilaj-Pjetrushi pas masakrimit të një 12 vjeçari. Një dosje ende e errët

Postuar në 06 Janar, 2014 07:39

Vrasja në aksion e kolonel Arben Zylyftarit në Shkodër, në verën e vitit 2000, ka mbetur ende e pasqaruar pavarësisht se në atë aksion u vra i rrethuari Bahri Tafili, dhe më pas u dënua me 25 vjet burg i biri Genc Tafili. Që asokohe, ndërsa akademia e Rendit mori emrin e dëshmorit të policisë, familja Tafili akuzon se Zylyftari është vrarë nga shefi lokal i Rendit Prelë Pjetrushi (ndoshta gabimisht) dhe janë “gjetur” për kollaj fajtorë të tjerë.

Spiropali shpalos arritjet e doganave për dhjetorin. A kanë ndikuar vetëm reformat?

Postuar në 06 Janar, 2014 06:22

Tejkalimi i mbledhjes së të ardhurave nga doganat ka nxjerrë para mediave drejtoreshën e Përgjithshme të Doganave Elisa Spiropali, e cila e quajti dhjetorin 2013, si muajin më të suksesshëm të mbledhjes së të adhurave. “Janë mbledhur 165 milionë dollarë. U realizua rekordi prej 129%. Dhjetori 2013 ka arkëtuar 40 milionë dollarë më shumë se dhjetori 2012”, tha sot Spiropali në një prononcim nga Ministria e Financave. Spiropali vlerësoi si mjaft të arrirë dhe mbledhja e të ardhurave në tre mujorin e fundit të 2013, kur janë arkëtuar 60 milionë dollarë më shumë se viti paraardhës.

Dhuna s’njeh kufij: Babë e bir rrahin nënën dhe i presin flokët!

Postuar në 06 Janar, 2014 05:01

Dhuna ndaj gruas nga bashkëshorti nuk është rast i rrallë në realitetin shqiptar. As ai të birit ndaj nënës apo babait. Por dhuna në familje nuk njeh kufij në ngjarjen e mëposhtme, ku babë e bir bëhen bashkë për të dhunuar nënën dhe bashkëshorten. Kështu i ka ndodhur një 39-vjeçareje në Durrës, në zonën e ish-Kënetës, pasi gruaja ishte kthyer nga puna më vonë se zakonisht.

Mbyllen ambasadat tona në Zagreb, Pogdoricë e Sarajevë. Në këtë të fundit, ministri qenkësh konfliktuar me ambasadorin

Postuar në 06 Janar, 2014 04:09

Gazeta Panorama njofton se ministria e Punëve të Jashtme është duke përgatitur draftin për mbylljen e tri ambasadave, në Kroaci, Mal të Zi dhe Bosnjë- Hercegovinë. Këto ambasada mund të konsiderohen të falimentuara që tani, thotë gazeta, pasi buxheti që ministria ka akorduar për to nuk i kalon të 400 mijë eurot. Në Sarajevë ambasada funksionon vetëm me ambasadorin, në Zagreb dhe në Podgoricë funksionojnë me ambasadorin dhe dy punonjës të tjerë.

Im shoq nuk është trafikant, ai i ka ruajtur ikonat, thotë bashkëshortja e Thimos

Postuar në 06 Janar, 2014 03:24

Në një intervistë për Gazetën Shqiptare, Esmeralda Thimo, bashkëshortja e koleksionistit të veprave të artit Gjergji Thimo kërkon që shteti t’u kthejë ikonat, sepse i kanë pasur të regjistruara sipas ligjit. “Unë shpresoj që Gjergji të lihet i lirë, sepse ai nuk është trafikant. “Im shoq i ka ruajtur ikonat, nuk i ka shitur”, pohon Esmeralda. Sipas saj, arrestimi i bashkëshortit është politizuar shumë, ndërkohë që Esmeralda i është drejtuar edhe ambasadës amerikane për drejtësi.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme