Dhuna s’njeh kufij: Babë e bir rrahin nënën dhe i presin flokët!

Postuar në 06 Janar, 2014 05:01

Dhuna ndaj gruas nga bashkëshorti nuk është rast i rrallë në realitetin shqiptar. As ai të birit ndaj nënës apo babait. Por dhuna në familje nuk njeh kufij në ngjarjen e mëposhtme, ku babë e bir bëhen bashkë për të dhunuar nënën dhe bashkëshorten. Kështu i ka ndodhur një 39-vjeçareje në Durrës, në zonën e ish-Kënetës, pasi gruaja ishte kthyer nga puna më vonë se zakonisht. Historia ka nisur me një debat për shkak të vonesës, por situata ka degjeneruar në dhunë barbare me mjete të forta, ku bashkëshorti 45 vjeç Gj.Arapi dhe djali 17-vjeçar P.Arapi, nuk janë mjaftuar me dhunën e ushtruar por i kanë prerë asaj edhe flokët. E dhunuara është transportuar në spitalin rajonal të Durrësit, ndërkohë që policia ka vënë në pranga babë e bir. Ata do të përballen me drejtësinë për veprën penale të dhunës në familje, ndërsa është plotësuar padia edhe për lëshimin e urdhrit të mënjëhershëm të mbrojtjes për gruan nga ana e policisë.

a.k

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

Këta kafshë duhet të dënohen shumë rëndë dhe duhet tu pritet koka të gjithëve atyre që guxojnë të ngrenë dorë mbi femrat

Submitted by Alpinisti (not verified) on

Urime Respublica-s per ndjeshmerine qe tregoni ne kete rast ne lidhje me fene dhe zakonin, duke anonimizuar emrat e dhunuesve dhe duke kamufluar shkakun e dhunes. Ne raste te tjera duket sikur ju rri gjuha aty ku ju dhemb dhembi dhe mezi c'prisni qe te nderlidhni dhunen me nje besim ose bashkesi fetare te caktuar.

Submitted by Dritan (not verified) on

Tashme dihet se nga cila bashkesi fetare vjen dhuna ne Shqiperi. Hapi statistikat dhe do e kuptosh.

Submitted by vis Cerri (not verified) on

Nuk kuptoj pse habitemi!? Mjafton te lexosh komentet neper blogje e gazeta, te gjithe duam te bejme drejtesi duke prere koka, djegur njerez te gjalle, varje me litar e lloj-lloj fantazish mendjesh te semura qe lene me goje hapur dhe skenaristet me te sprovuar te filmave "horror". Race e pashprese.

Submitted by Dritan (not verified) on

Mos u cudisni lexues te dashur. Kjo eshte shqiptaria, keta jane meshkujt shqiptare qe nuk u civilizuan kurre, qe deshtimin e tyre e shohin si faj te femres, qe burrerine e tyre e masin duke rrahur femrat.

Submitted by Ledia (not verified) on

Eshte nje fenomen ne Shqiperi. Eshte nje prapambetje, nje injorance e ngelur ne vend numuro. Ai djale 17 vjecar eshte rritur ne nje familje ku kjo sjellje eshte ok, mos them qe eshte frymezuar nga i ati apo nga rrethi shoqeror. Meshkujt sot vazhdojne te ushqehen dhe te rriten me frymen qe "mali i mashkullit eshte me i larte  & duhet te beje ligj e te vere dore, ndryshe femra do ta shkele" Eh...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.