Im shoq nuk është trafikant, ai i ka ruajtur ikonat, thotë bashkëshortja e Thimos

Postuar në 06 Janar, 2014 03:24

Në një intervistë për Gazetën Shqiptare, Esmeralda Thimo, bashkëshortja e koleksionistit të veprave të artit Gjergji Thimo kërkon që shteti t’u kthejë ikonat, sepse i kanë pasur të regjistruara sipas ligjit. “Unë shpresoj që Gjergji të lihet i lirë, sepse ai nuk është trafikant. “Im shoq i ka ruajtur ikonat, nuk i ka shitur”, pohon Esmeralda. Sipas saj, arrestimi i bashkëshortit është politizuar shumë, ndërkohë që Esmeralda i është drejtuar edhe ambasadës amerikane për drejtësi. Dy javë më parë një grup ekspertësh maqedonas kanë studiuar veprat që i janë sekuestruar Thimos dhe kanë konstatuar se rreth 20 ikona u përkasin kishave maqedone. Por nga ana tjetër, sipas bashkëshortes Thimo, “i gjithë opinioni është i çuditur me arrestimin e tim shoqi, kur dihet puna se cila është puna e Gjergjit. Madje shteti duhet ta falënderojë Gjergjin, sepse sido që të jetë puna, im shoq ikonat i ka ruajtur, nuk ka lejuar që t’i dërgojnë jashtë shtetit”.

Lexoni më shumë në linkun: http://www.balkanweb.com/kryesore/1/ikonat-bashkeshortja-e-gjergji-thimos-i-kerkova-lirimin-ambasades-amerikane-166329.html

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.