Spiropali shpalos arritjet e doganave për dhjetorin. A kanë ndikuar vetëm reformat?

Tejkalimi i mbledhjes së të ardhurave nga doganat ka nxjerrë para mediave drejtoreshën e Përgjithshme të Doganave Elisa Spiropali, e cila e quajti dhjetorin 2013, si muajin më të suksesshëm të mbledhjes së të adhurave. “Janë mbledhur 165 milionë dollarë. U realizua rekordi prej 129%. Dhjetori 2013 ka arkëtuar 40 milionë dollarë më shumë se dhjetori 2012”, tha sot Spiropali në një prononcim nga Ministria e Financave. Spiropali vlerësoi si mjaft të arrirë dhe mbledhja e të ardhurave në tre mujorin e fundit të 2013, kur janë arkëtuar 60 milionë dollarë më shumë se viti paraardhës. Sipas saj, arritjet e 3 muajve të fundit nuk janë rastësi, por rezultat i një sërë reformash të ndërmarra, dhe luftës antikorrupsion duke ndërprerë rrugën korruptive. Por përveç reformave, mund të ketë edhe një arsye tjetër për këtë fluks zhdoganimesh në dhjetor: Ishte muaji i fundit para se të hynte në fuqi paketa e re fiskale, ndaj dhe tregtarët kanë nxituar të mbushin magazinat.
a.k
Comments
Vendi po shkon drejt

Vendi po shkon drejt gremines, Rama nxjerr Spiropalin per te treguar perralla. Kjo historia e realizimit te planeve nuk pi me uje. Gjeni ndonje gje tjeter.

O zogu te ltm mos harro te

O zogu te ltm mos harro te dalesh e te na thuash si do dale janari me shkurtin krahasuar me vitet e kaluara

Ajo qe me habit qe nga radhet

Ajo qe me habit qe nga radhet e PS-se apo te LSI-se nuk ka dale akoma asnje qe te kete probleme me doganat apo keta jane te gjithe biznesmene te ndershem. A thua rezultatet do te ishin me te mira po te goditej abuzimi pa njeanshmeri partiake?

Add new comment