Aksidenti i Merkelit në ski, të gjithë kërkojnë konspiracionin ose tersin

Postuar në 06 Janar, 2014 08:42

Të dy gjermanë, të dy të famshëm, të dy të aksidentuar në ski. Edhe pse kancelarja gjermane Angela Merkel është dëmtuar shumë më pak sesa kampioni i automobilizmit Mikael Shumaker, që është në zonën e rrezikut për jetën, lajmi është publikuar nga mediat e huaja, pas një deklarate për media dhënë nga zëdhënësi i saj. Kuptohet impakti i ngjarjes për vetë rolin e lajmeve të tilla për kancelaren në tregjet financiare, por gjithsesi Merkel ka pësuar dëmtim në pjesën e legenit dhe ka anuluar takimet për tri javë pasi i është rekomanduar regjim shtrati. Aksidenti ka ndodhur një ditë para Krishtlindjeve në shpatet në Shën Moritzit, ku ajo është parë duke bërë ski. Por nëse kanë nisur “konspiracionet” mbi tersin që i paska zënë gjermanët me skinë, një gjë mbetet e vërtetë: Në një sport ku rrëshqet me shpejtësi të madhe në mjedise të hapura e të pjerrëta, edhe mund të rrëzohesh.

a.k

Comments

Submitted by anticensurë (not verified) on

gjermanët nuk janë një popull që përdorin skiimin malor ata janë më të zotë në atë sportiv,fushor!në skiimin malor shpejtësia është e madhe.shkon nga mbi 100 km/h tek profesioistët deri në 40-30 km/h për fëmijët ose fillestarët!pistat janë sipas momentit deri në akull=beton!!të rrëzohesh me një shpejtësi 30-40 km/h në një moshë jo të re si merkel,nuk është çudi e madhe të pësosh dëmtime!!gjithashtu dhe për shumaherin,ai pavarsisht se është sportist,trup i stërvitur,prap me shpejtësitë që ka skiuar,plus koka nuk stërvitet dot,dhe vëndin ku ka sikiuar nuk është e vështirë të pësosh aksident!në vëndet malore ku praktikohet skiimi mallor është e vështirë që të kalojë një ditë pa thyerje këmbësh e brinjësh!!aksidentet janë aq të shpeshta sa plagosja e dy vipëve gjerman asqë llogaritet!!

për mendimin tim në këtë rast nuk kemi as ters e aq më pak konspiracion,thjeshtë një koinçidencë!

Submitted by Alpinisti (not verified) on

Konspiracione dhe sensacione beni ju gazetaret shqiptare si a.k., m.n., k.c., zh., m.b., e.z. etj. Mendoni se keshtu terhiqni me shume lexues. Nderkohe qe koleget tuaj ne Evropen ku ju doni "te shkoni" nuk perhapin asnje teori konspiracioni per nje ngjarje te tille.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.