Arkiv-Lajme

Takimi Rama-Thaçi, nënshkruhet dokument i partneritetit strategjik dhe një fond zhvillimi për Preshevën

Postuar në 09 Janar, 2014 09:02

Qeveria shqiptare ka zbardhur axhendën e takimit Rama-Thaçi në Prizren së shpejti. Ministrja Milena Harito bëri të ditur përmes një konference për shtyp se në takim do të nënshkruhen disa marrëveshje për infrastrukturën dhe transportin si dhe dy marrëveshje për Preshevën. Për këtë të fundit është parashikuar donacioni për pajisjet mjekësore për maternitetin e Preshevës dhe së dyti do të krijohet një fond zhvillimor për Luginën. Harito tha se do të bëhet nënshkrimi edhe i një dokumenti të partneritetit strategjik. Ky është takimi i parë që zhvillohet mes dy qeverive.

s.z

Kroacia publikon emrat e të burgosurve politikë nga konflikti sovjeto-jugosllav

Postuar në 09 Janar, 2014 07:33

Gazeta “Zëri” në Kosovë përcjell sot një lajm sipas të cilit arkivi shtetëror i Kroacisë ka publikuar listën e plotë të burgosurve të kampit famëkqe Goli Otok. Janë rreth 16 101 njerëz të burgosur nga të cilët kanë humbur jetën për shkaqe të ndryshme 413 njerëz. Të gjithë këta emra janë burgosur pas konfliktit sovjeto-jugosllav dhe letrës së famshme të Informbyrosë.

Një vit i ri jubilar. LSI-ja propozon komision shtetëror për 70-vjetorin e Çlirimit

Postuar në 09 Janar, 2014 06:49

 

PR-i i komunës së Prishtinës mbulohet nga zyrat e ‘Vetvendosjes’

Postuar në 09 Janar, 2014 06:44

Shpend Ahmeti, kreu i ri i bashkisë së Prishtinës nuk ka caktuar ende një njeri që të mbulojë kontaktet me mediat e PR-in e institucionit. E vërteta është se e gjithë info-ja që ka të bëjë me veprimtaritë e bashkisë u shkon redaksive e gazetarëve, por puna është se u shkon nga një adresë që s’ka të bëjë me bashkinë; këto informacione kanë për burim Lëvizjen ‘Vetvendosja.

Mbërrijnë zgjedhjet në PD. Të rejat: “Një anëtar një votë” për drejtuesit e seksioneve si dhe deputetët nuk do përfshihen në fushatë

Postuar në 09 Janar, 2014 05:42

Partia Demokratike do të nisë më në fund procesin e rinovimit të strukturave të saj në bazë dhe në qendër.  Zgjedhjet pritet të zhvillohen pas 15 janarit dhe për këtë kryesia e PD-së ka shpërndarë një udhëzim për mënyrën sesi duhet proceduar. Gazetarja Valentina Madani shkruan në “Gazeta Shqiptare” se e reja në këtë proces është aplikmi i parimit “një anëtar një votë” për zgjedhjen e drejtuesve të seksioneve që është njësia bazë e strukturave të partisë, ndërsa për të tjerat do të operohet me votim të fshehtë.

Qeveria akordon fonde nga buxheti për transplantet e veshkave dhe mëlçisë

Postuar në 09 Janar, 2014 05:28

Qeveria ka marrë dje një vendim sipas të cilit do të financohen transplantet e veshkave dhe mëlçisë në qendrat private. “250 milionë lekë nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor do të përdoren për financimin e shërbimeve për realizimin e transplantim të veshkave, mëlçisë dhe për implantin koklear në fëmijët me probleme të uljes së dëgjimit. Ndërkohë që është rritur me 10.3 % fondi për shërbimet spitalore. Përfitojnë nga kjo rritje onkologjiku dhe kardiokirurgjia.

“Shekulli”: Ja deputetët që përfituan kredi me interes zero

Postuar në 09 Janar, 2014 05:18

Dje u publikua lajmi për disa deputetë të Parlamentit shqiptar të cilët kishin përfituar kredi me interes zero.  Kjo falë një vendimi të qeverisë “Berisha” që ua njihte  këtë të drejtë deputetëve, ndonëse dihet se këta të fundit janë ndër njerëzit më të pasur të vendit. Sot gazeta “Shekulli” publikon edhe emrat e shtatë deputetëve që kanë përfituar këtë lehtësi, në një kohë që marrja e kredisë për qytetarët e thjeshtë është jo pak e vështirë.

Polemikë e një ish-kryeministri me një publicist. Berisha: "Lubonja sozia e Kadriut dhe Feçorit". Lubonja: "Me këtë opozita nuk ka të ardhme"

Postuar në 09 Janar, 2014 04:49

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe publicisti Fatos Lubonja janë përfshirë në një polemikë të shoqëruar me akuza të forta. Gazeta "Panorama" shkruan sot në faqen 7 se shkak i këtij debati janë bërë pamjet e emisionit "Opinion" ku Lubonja në debatin e para disa kohëve për armët kimike e quan kolegun Adri Nurellari "plehrë". Kjo ka mjaftuar që Berisha të shkruajë një status në profilin e vet në Facebook të cilin e ka quajtur "Pas perdes, apo pa maska".

100-vjet nga nisja e Luftës së Parë Botërore. Ceremoni dhe debat historik në Europë

Postuar në 08 Janar, 2014 16:12

Hyrja në vitin 2014 përkon me 100-vjetorin e Luftës së Parë Botërore, e njohur ndryshe si Lufta e Madhe, apo Lufta e Kushërinjve. Me këtë rast priten ceremoni të mëdha në Perëndim dhe sidomos në vende të cilat vuajtën më shumë nga të gjithë nga kjo luftë, si Gjermania, Franca, Belgjika apo Britania. Me këtë rast revista gjermane “Deri Speigel” i ka kushtuar një speciale kësaj ngjarjeje madhore, e cila është përcaktuese për shekullin e 20-të, sidomos për Europën Perëndimore.

Skemë mashtrimi në SHBA me një dëm prej 400 milionë dollarësh. U hoqën si invalidë dhe si të prekur nga ngjarjet e 11 shtatorit

Postuar në 08 Janar, 2014 14:20

FBI-ja ka zbuluar një mashtrim në shkallë të gjerë si pasojë e zbulimit të të cilit kanë rënë në burg 106 persona, mes të cilëve 72 ish-policë dhe 8 ish-zjarrëfikës. Këta persona konsiderohen protagonistë të historsë më të madhe të mashtrimit ndaj Social Security në SHBA. E veçanta e këtij mashtirmi është fakti se më shumë se gjysma e të arrestuarave kanë përdorur 11 shtatorin si mbulim të invaliditetit të tyre apo sëmundjeve që gjoja kishin pësuar.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme