“Shekulli”: Ja deputetët që përfituan kredi me interes zero

Postuar në 09 Janar, 2014 05:18

Dje u publikua lajmi për disa deputetë të Parlamentit shqiptar të cilët kishin përfituar kredi me interes zero.  Kjo falë një vendimi të qeverisë “Berisha” që ua njihte  këtë të drejtë deputetëve, ndonëse dihet se këta të fundit janë ndër njerëzit më të pasur të vendit. Sot gazeta “Shekulli” publikon edhe emrat e shtatë deputetëve që kanë përfituar këtë lehtësi, në një kohë që marrja e kredisë për qytetarët e thjeshtë është jo pak e vështirë. Kështu gazetari Erald Deliu shkruan se në bazë të një dokumenti që disponon “Shekulli” në vitet 2005-2013 janë 6 deputetët demokratë dhe një socialist që kanë marrë kredi. “Të shtatë deputetët kanë fituar nga 5 milionë lekë kredi. Sipas dokumentit, fituesit e kredive të buta janë: Arenca Trashani (deputete e PD-së, qarku Shkodër); Astrit Bushati (deputet i PD-së, qarku Shkodër), Edi Paloka (deputet i PD-së, qarku Lezhë), Gjergji Papa (deputet i PD-së, qarku Korçë); Ndue Paluca (deputet i PD-së, qarku Shkodër); Paulina Hoxha (deputete e PS-së, qarku Shkodër), Paulina Hoti (deputete e PD-së, qarku Lezhë)”, shkruan Deliu, i cili thekson se bie në sy fakti që të gjithë janë nga qarqet Lezhë dhe Shkodër.

Më shumë në: http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=38050&kat=87

s.z

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Nuk ka si të ndollë ndryshe janë njërzë të maleve dhe as që duan ta dinë se çfarë thotë LIGJI gjer sa baraktari i la të lirë pse mos të fitonin previlegjet që ja u jepte i pari i vendit mentalitet ballkanas që skanë asgje të lidhur me ligjin</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.