PR-i i komunës së Prishtinës mbulohet nga zyrat e ‘Vetvendosjes’

Shpend Ahmeti, kreu i ri i bashkisë së Prishtinës nuk ka caktuar ende një njeri që të mbulojë kontaktet me mediat e PR-in e institucionit. E vërteta është se e gjithë info-ja që ka të bëjë me veprimtaritë e bashkisë u shkon redaksive e gazetarëve, por puna është se u shkon nga një adresë që s’ka të bëjë me bashkinë; këto informacione kanë për burim Lëvizjen ‘Vetvendosja. Këtë e thotë opinionisti kosovar Imer Mushkolaj në një shkrim, pjesën e dytë të të cilit ai e fillon me një qortim që i bën Ahmetit lidhur me vendimin që ky i fundit ka marrë për të larguar nga zyra flamurin shtetëror të Kosovës e për të mbajtur në vend të tij flamurin kombëtar kuq e zi.
“Ahmeti është kryetar i kryeqytetit të Kosovës, shtetit në bazë të ligjeve të të cilit ka ardhur në atë pozitë, shtetit në bazë të ligjeve të të cilit kolegët e tij partiakë veprojnë në Kuvendin e Kosovës, shtetit i cili ka një flamur…. [Dhe] ai [flamur] duhet respektuar, e jo përdhosur. Përndryshe askush nuk mund të pretendojë se po punon sipas ligjit e të mbajë ligjërata foklorike e kuazipatriotike gjithandej, thua se patriotizmi e nacionalizmi kanë mbetur në ta.” – shkruan mes të tjerash Mushkolaj në artikullin e tij të publikuar në gazetën online Express.
Artikullin mund ta lexoni të plotë në adresën http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,890,131117
Re.Pu.
Add new comment