Qeveria akordon fonde nga buxheti për transplantet e veshkave dhe mëlçisë

Postuar në 09 Janar, 2014 05:28

Qeveria ka marrë dje një vendim sipas të cilit do të financohen transplantet e veshkave dhe mëlçisë në qendrat private. “250 milionë lekë nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor do të përdoren për financimin e shërbimeve për realizimin e transplantim të veshkave, mëlçisë dhe për implantin koklear në fëmijët me probleme të uljes së dëgjimit. Ndërkohë që është rritur me 10.3 % fondi për shërbimet spitalore. Përfitojnë nga kjo rritje onkologjiku dhe kardiokirurgjia. Një fond shtesë është caktuar dhe për laboratorët e mirëmbajtjen e aparaturave në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, shkruan gazetarja Suela Topi e “Shekullit”. Nuk bëhet e qartë nëse ky fond arrin të mbulojë të gjithë nevojat, nisur kjo nga statistikat zyrtare për të sëmurët, por fakt është se këto vitet e fundit rastet kur familje që kanë të sëmurë të kësaj natyre kanë apeluar përmes mediave për mbledhjen e fondeve apo edhe financimin nga shtetit të ndërhyrjeve të kushtueshme, e që zakonisht nuk mund të bëhen në Shqipëri.

Më shumë në: http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=38049&kat=87

s.z 

Comments

Submitted by raimond vlpnjati (not verified) on

Bravo Edi !

Me ne fund nje lajm shume u mire per njerezit ne nevoja ekstreme

Submitted by dok. prof miri (not verified) on

<p>do ket abuzim &nbsp;me trapiantet , n.q.se nuk mbulohen te gjithe te semuret. vetem ne 1 vit ka 400 te semur me isuficense renale.vendi nuk mbulon 100 perqind dialisin, nje dialis kushton 300 euro , pacienti ka &nbsp;nevoje 3 here ne jave, si do presi rrallen e trapiantit po pas trapiantit eshte llogaritur terapia kush do paguaj.....etj etj mos shkruani artikuj kur nuk jeni specialist.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.