100-vjet nga nisja e Luftës së Parë Botërore. Ceremoni dhe debat historik në Europë

Postuar në 08 Janar, 2014 16:12

Hyrja në vitin 2014 përkon me 100-vjetorin e Luftës së Parë Botërore, e njohur ndryshe si Lufta e Madhe, apo Lufta e Kushërinjve. Me këtë rast priten ceremoni të mëdha në Perëndim dhe sidomos në vende të cilat vuajtën më shumë nga të gjithë nga kjo luftë, si Gjermania, Franca, Belgjika apo Britania. Me këtë rast revista gjermane “Deri Speigel” i ka kushtuar një speciale kësaj ngjarjeje madhore, e cila është përcaktuese për shekullin e 20-të, sidomos për Europën Perëndimore. “Dyfishi i blegëve, trefishi i britanikëve dhe katërfishi i francezëve të vrarë në Luftën e Dytë Botërore vdiqën vetëm në betejat e Maas dhe Sommes”, shkruan “DS”. Duke nxitur një përfytyrim të LIB-së si luftë e Perëndimit më shumë sesa e pjesës tjetër, edhe ceremonitë janë më domethënëse në këtë zonë. Për “DS” trashëgimia e LIB-së është problematike edhe sot, dhe mjaftojnë ceremonitë për të parë sesi prirjet historike përherë e më shumë riciklojnë të njëjtat rivalitete. “Kryeministri britanik Cameron po vë në dispozicion fonde për të mundësuar nxënësit britanikë të shkollave publike që të vizitojnë fushë-betejat e frontit Perëndimor”, nënvizon “Der Spiegel” për të shtuar pak më tutje në mënyrë domethënëse se “një përgjigje e po kësaj natyre do të ishte pamendueshme në Gjermaninë pacifiste”. Por për Gjermaninë duket se LIB-ja është edhe çështje e ndërgjegjes historike, pasi sipas një pikëpamjeje, e vërteta e nisjes së luftës nuk është sqaruar objektivisht, por i është faturuar vetëm Gjermanisë. Dhe është aktualiteti politik ai që e nxit edhe më shumë “zbardhjen” e arsyeve të Luftës dhe përgjegjësitë e gjithësecilit. Kështu “DS” citon një sondazh të fundit sipas të cilit “88% e spanjollëve, 82% e italianëve dhe 56% e francezëve thonë se Gjermania ka shumë ndikim në BE. Disa madje e krahasojnë Gjermaninë e sotme me mbretërinë e të papërmbajturit Kaiser Wilhelm II”.  Kjo e bën situatën disi të papërshtatshme, aq më tepër ku nga brenda Gjermanisë, shtrohen pyetje themelore nëse ishte apo jo LIB-ja, përgjegjësi vetëm e saj. Duket se mendimi që ka zënë vend është se ajo ka një përgjegjësi relative. Dhe ja se cili është filli i argumentimit: “Vrasja e Franz Ferdinandit dukej se konfirmonte paralajmërimet e atyre këshilltarëve të cilët besonin se gjetja e gjuhës me Serbinë ishte e pamundur. Lufta e Parë Botërore shpërtheu dhe “ishte Austro-Hungaria ajo që e shpërthue atë”, shkruan historian vjenez Manfred Rauchensteiner”…Në vitin 1960 historiani nga Hamburgu, Fritz Fischer shokoi Gjermaninë më shumë sesa çdo historian para tij. Ai deklaroi se ‘ambicia e Berlinit për zotërim boëtror’, ishte arsyeja kryesore, në mos e vetmja për masakrën e madhe...Por në prag të 100-vjetorit një kërkim i ri ka shtruar pyetje themelore rreth kësaj ngjarjeje. Historianët nuk e shfajësojnë Kaizerin Wilhelm II, i dyzuar mes kapardisjes publike dhe një vetëpërmbajtjeje të shqetësuar. Por ata gjithashtu nënvizojnë dështimet e Rusisë (historiani amerikan Sean McMeekin), Francës (historiani gjerman Stefan Schmidt), Austro-Hungarisë (Rauchensteiner) ose të të gjitha fuqive të mëdha të marra së bashku”. Kështu duket se krahas ceremonive dhe përkujtimit, sot LIB-ja po tematizohet si lëndë e një debati europian mbi atë se kush është përgjegjësi i përgjakjes më të madhe të kontinentit. Është një barrë që deri më sot e ka mbajtur Gjermania, por që në emër të pretendimeve historike, por edhe të kërkimit të një statusi të ri politik, nuk duket se është e gatshme ta pranojë më.

Më shumë në: http://www.spiegel.de/international/world/world-ëar-i-continues-to-have-relevance-100-years-later-a-941523.html

s.z 

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Kujt i interesonte Lufta e Pare Boterore? Kapiteneve te industrise. U dhane urdher mbreterve te deklaronin lufte mbi kusherinjte e tyre pertej kufirit. U dhane urdher shkrimtaruceve te mbillnin urrejtjen mbi baza nacionaliste neper gazeta. U dhane nga nje uniforme breke-grisurve dhe i bene mish per top e per mitraloz. Sot breke-grisurit qe dhane jeten ne menyre qe atdheu te kishte koloni perkujtohen duke vene nje lulekuqe mbi xhakete.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.