Skemë mashtrimi në SHBA me një dëm prej 400 milionë dollarësh. U hoqën si invalidë dhe si të prekur nga ngjarjet e 11 shtatorit

FBI-ja ka zbuluar një mashtrim në shkallë të gjerë si pasojë e zbulimit të të cilit kanë rënë në burg 106 persona, mes të cilëve 72 ish-policë dhe 8 ish-zjarrëfikës. Këta persona konsiderohen protagonistë të historsë më të madhe të mashtrimit ndaj Social Security në SHBA. E veçanta e këtij mashtirmi është fakti se më shumë se gjysma e të arrestuarave kanë përdorur 11 shtatorin si mbulim të invaliditetit të tyre apo sëmundjeve që gjoja kishin pësuar. Për vite me radhë të gjithë këta persona kanë arritur të mashtrojnë autoritetet duke u shtrirur si të sëmurë mendorë, si njerëz me momente të panikut apo edhe çrregullime të tjera. Dëmi ekonomik i shkaktuar nga këta “invalidë” llogaritet në 400 milionë dollarë. Ajo çfarë i ka zbuluar janë fotot e hedhura prej vetë atyre në Facebook dhe përgjimet telefonike.
s.z
Add new comment