Që nesër hyn në fuqi mekanizmi pezullues i regjimit të lëvizjes pa viza

Postuar në 08 Janar, 2014 13:24

Top-Channel ka bërë të ditur sot se që nga data 9 janari hyn në fuqi “Mekanizmi pezullues”, i cili i jep gtë drejtë çdo vendi anëtar të BE-së që t’i kërkojë Komisionit Europian pezullimin e lëvizjes së lirë për një vend përfitues nëse përballet me situata që i vlerëson si emergjente. Dhe këto situata janë të tilla kur konstatohet:  rritje e menjëhershme dhe domethënëse e numrit të emigrantëve të paligjshëm;  të kërkesave të pabazuara për azil; apo të refuzimit të kërkesave për riatdhesim, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Po kështu në vitin 2015 hyn në fuqi edhe Sistemi Europian i Azilit që parashikon afate kohore unike dhe një minimum të drejtash për azilkërkuesit. Çfarë është tanimë e qartë është se zgjerimi i BE-së po shoqërohet me masa që synojnë mbajtjen në kontroll të lëvizjes së lirë.

Më shumë në: http://top-channel.tv/artikull.php?id=270517

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.