Arkiv-Lajme

Rriten kostot e transportit, çmimi i aboneve të autobusëve urban shkon në 2400 lekë, bileta 70 lekë

Postuar në 12 Janar, 2014 03:23

Prej afro dy vjetësh shoqata e transportit urban qytetas ka bërë kërkesën për rritjen e çmimit të biletës, kërkesë që deri më tani nuk është marrë parasyshë dhe nuk është miratuar. Për këtë arsye muajin e shkuar janë organizuar disa herë protesta disa orëshe të cilat kanë shkaktuar një kaos të vërtetë në rrugët e Tiranës duke qenë se janë të shumtë qytetarët që përdorin çdo ditë autobusët urabanë për lëvizjet e tyre brenda qytetit për të shkuar në punë apo në shkollë.

Në Angli të gjithë i kanë sytë tek ‘the teenager’: Adnan Januzaj

Postuar në 12 Janar, 2014 03:18

Traineri David Moyes po kritikohet nga të gjitha anët, por në shtëpinë e Manchester United-it e kanë një ngushëllim. Vetë David Moyes e ka një ngushëllim, gjithashtu. Quhet Adnan Januzaj, për të cilin lëvdatat nuk kanë të sosur. Pas ndeshjes kundër skuadrës ‘Swansea’ (e dyta ndeshje me këtë skuadër brenda një jave), që djajtë e kuq e fituan me rezultatin 2-0, të gjithë flasin për Januzajn.

Akuzat ndaj Mark Frrokut, s'ka marrëveshje ekstradimi me belgët!...

Postuar në 12 Janar, 2014 03:14

Gazeta Shqiptarja.com shkruan sot se Mark Frroku mund t'ia hedhë edhe këtë radhë!...Megjithëse drejtësia belge e ka dënuar me 10 vite burg për vrasjen e shtetasit Aleksandër Kurtit, dhe çështja do rigjykohet sërisht, deputeti i PKDSH, Mark Frroku, momentalisht nuk mund të ekstradohet edhe në rast se Belgjika kërkon ekstradimin e tij, shkruan gazeta. Kjo pasi, sipas Prokurorisë së Përgjithshme, mes dy shteteve Shqipëri-Belgjikë, nuk ka një marrëveshje ekstradimi të personave të dënuar nga dy drejtësitë respektive.

Juniku i trashëgimisë kulturore dhe turizmit, edhe me një vlerë tjetër të shtuar: një shekull pa vrasje

Postuar në 12 Janar, 2014 02:53

Efektivët e policisë vazhdimisht janë në “pushim” në disa zona të Shqipërisë, si, fjala vjen në Përmet, Ersekë, Gorë-Opar e ndonjë tjetër. Një lam i Express tregon se edhe në Kosovë ka zona të tilla, si, psh, komuna e Junikut, ku për më shumë se një shekull nuk ka pasur vrasje ose ngjarje të rënda kriminale. Juniku njihet edhe si një prej qytezave të traditës, ku ka shumë objekte të ndryshme të trashëgimisë kulturore, kulla qindra vjeçare, mullinj të ndryshëm por edhe restorante që të ofrojnë ushqime tradicionale shqiptare.

Disa nga titujt e gazetave kryesore të ditës, e diel, 12 janar 2014

Postuar në 12 Janar, 2014 01:57

Gazeta “Panorama”, titull kryesor, “Flet 13 vjeçarja: Babai e rrahu gjyshin, e më përdhunoi dy herë”. Tituj të tjerë janë; “Dy qeveritë në Prizren, Rama dhe Thaçi: Askush të mos trembet, s’ka ndryshim kufijsh”. “Doris Pack: Shkarkimet në AMA, liria e medias në pikëpyetje”.

Gazeta “Shekulli” vë në fokus kryesor shkrimin, “Dosja e Arben Zylyftarit, si u vra drejtori i policisë”.Tituj të tjerë janë; “Lola Luma, femra më seksi e New York. Vlerësohet nga revista “Maxim”. “Firmoset ndihma, 100 mijë euro për maternitetin e Preshevës”.

Thaçi Ramës: A nirdhte? Dhe Rama që nuk arrin ta deshifrojë pyetjen …

Postuar në 11 Janar, 2014 15:26

Mbledhja e përbashkët në Prizren e të dy qeverive shqiptare ‘Rama’ e ‘Thaçi’ ka gjetur jehonë të madhe në të gjithë botën shqiptare dhe është shoqëruar me kritika e vlerësime të të gjitha llojeve. Por gazetarët e Zërit të Prishtinës, përveç fokusimit mbi çështje të ndryshme që kishin të bënin me këtë takim, kanë raportuar edhe mbi një detaj të lezetshëm që nxjerr në pah ‘diferencat’ mes Shqipërisë e Kosovës. Në fund të konferencës, para Shtëpisë së Lidhjes së Prizrenit, është dëgjuar Thaçi t’i drejtohet Ramës me fjalët: A nirdhte? Dhe e ka kapur pa mendje kreun e qeverisë së Tiranës.

Presidenti francez Hollande, në pozitë delikate. Të martën, në një konferencë për shtyp do të sqarojë gjithçka...

Postuar në 11 Janar, 2014 13:01

Është vënë në pozitë të vështirë Presidenti francez Francois Hollande pas publikimit nga revista “Closer” të lidhjes së fshehtë mes tij dhe aktores Julie Gayet.

Lubonja për mbledhjen e Prizrenit: E stilit të Ramës, që tregon fasadën e jo punën serioze, takim butaforik e jo historik

Postuar në 11 Janar, 2014 12:19

Analisti Fatos Lubonja ka dhënë opinion e tij për mbledhja e fundit të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, në Prizren. Ishte tamam në stilin e Edi Ramës, i cili qëllim kryesor ka imazhin, fasadën dhe jo punën serioze e pa zhurmë., ka thënë Lubona në një intevistë të botuar në Express. Sipas tij, takimi ishte butaforik (mashtrues), e jo historik. Lubonja ka ironizuar me dy Kryeministrat, duke thënë "oh sa mire me ken shqiptar/ e me pas Edin dhe Hashimin bashkëkryetar"!...

Politikanët shqiptarë të Maqedonisë, të ndarë për mbledhjen e Prizrenit

Postuar në 11 Janar, 2014 10:20

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi e ka quajtur marketing politik takimin e drejtuesve të Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës në Prizren. Thaçi është shprehur i revoltuar që kryeministri Edi Rama dhe Hashim Thaçi janë fokusuar vetëm në gjendjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ndërsa kanë anashkaluar pa thënë asnjë fjalë për 1 milion shqiptarët e Maqedonisë, njofton TetovaSot.

Adem Demaçi 23 vjet më parë: Enver Hoxha është biri më i madh i popullit shqiptar

Postuar në 11 Janar, 2014 10:20

Adem Demaçit i kanë nxjerrë nga arkivat një intervistë që ai e ka dhënë para se të dilte nga burgu i gjatë. Është një intervistë për gazetën e Beogradit ‘Vecernji List’, që daton para përmbysjes së komunizmit në Shqipëri, dhe në të bie në sy një optikë e romanticizuar dhe idilike mbi regjimin komunist e mbi kreun e atij regjimi, Enver Hoxhën. Për këtë të fundit, Demaçi, ashtu si shumë kosovarë të tjerë në atë periudhë, nuk i kursen lëvdatat e superlativat. Por kjo intervistë e ‘rizbuluar’ ëhstë interesante edhe për arsye të tjera.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme