Akuzat ndaj Mark Frrokut, s'ka marrëveshje ekstradimi me belgët!...

Postuar në 12 Janar, 2014 03:14

Gazeta Shqiptarja.com shkruan sot se Mark Frroku mund t'ia hedhë edhe këtë radhë!...Megjithëse drejtësia belge e ka dënuar me 10 vite burg për vrasjen e shtetasit Aleksandër Kurtit, dhe çështja do rigjykohet sërisht, deputeti i PKDSH, Mark Frroku, momentalisht nuk mund të ekstradohet edhe në rast se Belgjika kërkon ekstradimin e tij, shkruan gazeta. Kjo pasi, sipas Prokurorisë së Përgjithshme, mes dy shteteve Shqipëri-Belgjikë, nuk ka një marrëveshje ekstradimi të personave të dënuar nga dy drejtësitë respektive. Fakti se ka munguar një marrëveshje e tillë, ka lënë të lirë prej shumë vitesh deputetin Mark Frroku, i cili siç shkruante media Belge, ishte dënuar me 10 vjet heqje lirie për akzuzën e vrasjes në bashkëpunim me 3 persona të tjerë.

Zh.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.