Disa nga titujt e gazetave kryesore të ditës, e diel, 12 janar 2014

Gazeta “Panorama”, titull kryesor, “Flet 13 vjeçarja: Babai e rrahu gjyshin, e më përdhunoi dy herë”. Tituj të tjerë janë; “Dy qeveritë në Prizren, Rama dhe Thaçi: Askush të mos trembet, s’ka ndryshim kufijsh”. “Doris Pack: Shkarkimet në AMA, liria e medias në pikëpyetje”.
Gazeta “Shekulli” vë në fokus kryesor shkrimin, “Dosja e Arben Zylyftarit, si u vra drejtori i policisë”.Tituj të tjerë janë; “Lola Luma, femra më seksi e New York. Vlerësohet nga revista “Maxim”. “Firmoset ndihma, 100 mijë euro për maternitetin e Preshevës”.
Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor, “Dje, Qyteti i Prizrenit ishte “kryeqyteti” i shqiptarëve. Edi Rama qetëson partnerët ndërkombëtarë: Nuk ka shkrirje kufijsh”. Tituj të tjerë janë; “Reagon Serbia: Po lind Shqipëria e Madhe”. “Kush janë 10 politikanët më të dështuar”.
Gazeta “Shqip” vë në fokus kryesor shkrimin, “Prizren, lidhja e dytë e shqiptarëve. Dy qeveritë vendime për bashkëpunim”. Tituj të tjerë janë; “Rrëfimi i trondiotës i 13 vjeçares nga Lushnja: Babai më përdhunoi me thikë në dorë”. “Mark Frroku nuk mund të ekstradohet në Belgjikë, edhe nëse del fajtor. Nuk kemi marrëveshje me këtë shtet”.
Gazeta “DITA”, shkrim kryesor: “A do të ulen pensionet”. Të tjerë: “6 milionë USD Federatve sportive fantazë, emrat e 5 ministrave të përfshirë në skandal”. “Çfarë nuk janë parë në TV nga mbledhja e Prizrenit?”
Zh.
Add new comment