Juniku i trashëgimisë kulturore dhe turizmit, edhe me një vlerë tjetër të shtuar: një shekull pa vrasje

Postuar në 12 Janar, 2014 02:53

Efektivët e policisë vazhdimisht janë në “pushim” në disa zona të Shqipërisë, si, fjala vjen në Përmet, Ersekë, Gorë-Opar e ndonjë tjetër. Një lam i Express tregon se edhe në Kosovë ka zona të tilla, si, psh, komuna e Junikut, ku për më shumë se një shekull nuk ka pasur vrasje ose ngjarje të rënda kriminale. Juniku njihet edhe si një prej qytezave të traditës, ku ka shumë objekte të ndryshme të trashëgimisë kulturore, kulla qindra vjeçare, mullinj të ndryshëm por edhe restorante që të ofrojnë ushqime tradicionale shqiptare.

Përjashtuar luftërat në këtë vend, në 100 vitet e fundit, siç mbahet mend, e siç dokumentohet pati vetëm dy vdekje aksidentale dhe një të qëllimshme. Qetësia që të krijohet nga pamja e tij piktoreske sapo të shkelësh në këtë komunë dhe siguria e lartë, mikpritja e ngrohtë e banorëve që haset në çdo vend qoftë në dyqane, rrugë, kafiteri...e ka bërë këtë vend të kërkuar nga rreth 6000 turistë të huaj vetëm në vitin 2013.

Juniku pritet që të jetë një komunë edhe më e zhvilluar në vitet në vijim, aq më pak kur tashmë është bërë plani që rruga e asfaltuar të shkojë deri në Bjeshkët e Gjeravicës, një projekt tashmë që është përkrahur edhe nga Bashkësia Nderkombëtare.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.