Politikanët shqiptarë të Maqedonisë, të ndarë për mbledhjen e Prizrenit

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi e ka quajtur marketing politik takimin e drejtuesve të Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës në Prizren. Thaçi është shprehur i revoltuar që kryeministri Edi Rama dhe Hashim Thaçi janë fokusuar vetëm në gjendjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ndërsa kanë anashkaluar pa thënë asnjë fjalë për 1 milion shqiptarët e Maqedonisë, njofton TetovaSot.
Por nuk ka qenë i këtij mendimi Ali Ahmeti, i cili nëpërmjet shefit të Kabinetit të tij Artan Grubi, ka përshëndetur takimin e përbashkët të dy qeverive shqiptare në Prizren dhe ka uruar që sa më shpejtë të realizohen në praktikë të gjitha pikat e bashkëpunimit si dhe shumë të tjera që do të lindin si nevojë në përpjekjet për ta lehtësuar unifikimin e hapësirës shqiptare.
Edhe zëvendës kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferri, ka mirëpritur këtë mbledhje duke e quajtur historike dhe duke shprehur bindjen që takime të tilla do të mbahen së shpejti edhe me Qeverinë e Maqedonisë.
Zh.
Add new comment