Adem Demaçi 23 vjet më parë: Enver Hoxha është biri më i madh i popullit shqiptar

Postuar në 11 Janar, 2014 10:20

Adem Demaçit i kanë nxjerrë nga arkivat një intervistë që ai e ka dhënë para se të dilte nga burgu i gjatë. Është një intervistë për gazetën e Beogradit ‘Vecernji List’, që daton para përmbysjes së komunizmit në Shqipëri, dhe në të bie në sy një optikë e romanticizuar dhe idilike mbi regjimin komunist e mbi kreun e atij regjimi, Enver Hoxhën. Për këtë të fundit, Demaçi, ashtu si shumë kosovarë të tjerë në atë periudhë, nuk i kursen lëvdatat e superlativat. Por kjo intervistë e ‘rizbuluar’ ëhstë interesante edhe për arsye të tjera. Nxjerr në shesh, në mos tjetër, mënyrën se si shihehin punët tona nga shqiptarët përtej kufirit. Pasazhin që ka të bëjë me tiranin e Tiranës mund ta ndiqni më poshtë:

Vecernji list: Po raporti juaj me Enver Hoxhën?

A. Demaçi: Është e pabesueshme, por në thelbin e vet, edhe pse ka folur gjithnjë mirë për Stalinin, i cili nga ana e vet i pati dhënë një përkrahje të konsiderueshme Shqipërisë, Enveri më së paku ishte stalinist. Nuk iu ka përmbajtur skenave të Stalinit. E pati kuptuar shumë drejt vetëlëvizjen e përmbajtjes shqiptare dhe e pati zhvilluar në mënyrën e vet dialektike. Nga vendi më i prapambetur në Europë, nga një shembull për të keq, për gjithsejtë 40 vjet ai (Enveri) arriti të krijojë një shtet që sot mund të krenohet me vetveten. Prandaj, unë e respektoj atë si birin më të madh të popullit shqiptar dhe si një udhëheqës gjenial që, natyrisht i ka pasur edhe gabimet e veta, por asnjë gabim strategjik.

Vecernji list: Kam përshtypjen se, edhe pse jeni intelektual, nuk i shihni ose nuk doni t'i shihni dobësitë e regjimit shqiptar që pati vendosur Enver Hoxha, duke filluar nga prapambeturia e gjithëmbarshme ekonomike, gjer te totalitarizmi nga i cili njerëzit ikin

A. Demaçi: Nga çdo drith ka egjër. Nuk gjendet askund një shoqëri sterile që do t'i kënaqte të gjithë. Në Shqipëri mund të jenë të pakënaqur vetëm qelepiringjinjtë, kontrabandistët, spekulantët dhe eventualisht ndonjë kundërshtar politik me prirje burokratike. Mirëpo shtresa e burokratëve është më e holla sepse Enveri nuk ka lejuar që ajo të zhvillohet. Ka bërë seleksionim pozitiv. Për çdo 5 gjer 10 vjetët ka bërë spastrime, por jo në atë kuptim që ia mveshin. I ka hequr nga pozita të paaftit dhe i ka vënë në vend të tyre më të aftët, më të shkolluarit. Në Shqipëri sundon sistemi njëpartiak, mirëpo ajo parti zhvillon një politikë që i përgjigjet më së miri interesave të njerëzve punonjës dhe të inteligjencies.

Vecernji list: Edhe pse s'keni qenë kurrë në Shqipëri, a mund të na përgjigjeni shkurtazi në pyetjen se a ka në atë vend liri njerëzore dhe demokraci?

A. Demaçi: Ka aq sa lejojnë mundësitë materiale dhe të tjera, dhe në të ardhmen do të ketë përherë më shumë. Projekti i Enverit, vazhdues i të cilit është Ramiz Alia shkon në atë drejtim.

Intervistë e gjatë dhënë gazetës ditore "Vecernji list", të datës 24 shkurt 1990, tre muaj para se të lirohej nga burgu.

Marrë nga Express

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

I poshtem deri ne palc.

Submitted by Dardan (not verified) on

boll ti se e qelbe tek peshku dhe vjen e na caprashit ketu. Ka burre me te poshter nga ai qe tradhetarit i thote burre i mire dhe atdhetarit i thote burre i poshter?? Kurre, vec duhet te jesh nje trap kozmik!

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Per çka shkruhet ne kete shkrim, Adem Demaçi qenka I poshtem deri ne palc.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.