Arkiv-Lajme
Qytetet me çmimet më të shtrenjta dhe më të lira në botë. Tirana e 173-ta në listën me 193 vende
Sipas të dhënave të faqes Expatistan, që merret me krahasimin e kostos së jetesës në qytete të ndryshme të botës, Londra është aktualisht qyteti më i shtrenjtë në botë. Qiraja mujore e një banese të mobiluar në Londër është mesatarisht rreth 4250 dollarë; bileta mujore për transport publik rreth 215 dollarë, ndërsa floktari për meshkuj rreth 28 dollarë. Në listën e pesë qyteteve më të shtrenjta në botë janë edhe Oslo, Gjeneva, Cyrihu dhe Neë Yorku.
Rënia e fortë ekonomike në tremujorin e tretë të vitit të kaluar e vë qeverinë në një sprovë të vështirë për vitin 2014
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, rritja e ekonomisë ka qenë negative, duke zbritur ne -2.26 për qind. Përveç bujqësisë të gjithë sektorët e tjerë kanë regjistruar një aktivitet negativ. Ky është i treti tremujor, që nga viti 2009 kur ekonomia zbret në terren negativ. Tremujori i tretë i vitit të kaluar ishte edhe tremujori i kalimit të pushteti nga PD te socialistët. E gjithë kjo periudhë e ndërmjetme duket se ka ndikuar ndjeshëm në aktivitetin ekonomik të vendit.
Një skandal trafiku trondit politikën në SHBA, incidenti i ngjashëm me atë që bëri Lulzim Basha para disa vitesh në Tiranë
Me siguri qytetarëve të Tiranës u kujtohet ajo ditë me shi kur policët u zhdukën nga qarkullimi rrugor dhe krejt papritur Tirana u zhyt në një kaos që nuk ishte parë ndonjëherë. Ishte pak përpara se Lulzim Basha, në atë kohë ministër i Brendshëm, të kandidonte për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Atëhere media e akuzoi Bashën se e bëri gjithçka qëllimisht.
Kryeministri në “Opinion”: “Do përkujtojmë Luftën e Parë Botërore dhe ardhjen e qeverisë e Vidit. Zërat për një bust të Enver Hoxhës, krejtësisht të pavërteta”
Kryeministri Edi Rama i ftuatr në emisionin “Opinion” i është përgjigjur pyetjes së gazetarit Blendi Fevziu rreth pranisë së fotografisë së Enver Hoxhës në ceremoninë e Çlirimit të vendit më 29 nëntor 2013. Sipas Ramës ky element nuk ka lidhje me protokollin e shtetit, por me lirinë e njerëzve që përkujtojnë ngjarjen në fjalë dhe që kanë bindje të vetat politike. “që prej 23 qershorit ne nuk i rrethojmë më Varrezat e Dëshmorëve me gardhe me policë. Njerëzit aty vijnë lirisht. Kërkojeni Enverin aty ku ka zënë rrënjë enverizmi. Enveri vdiq por enverizmin e kemi këtu akoma ”, deklaroi Rama.
Radikalizmi fetar, rreziku kryesor për Kosovën. Zv. ministri i Jashtëm Selimi: “Nëse kalohet në dhunë fizike, humbasim integrimin”
Zv.ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi ka deklaruar sot se rreziku kryesor afatgjatë për interesat nacionale të saj është radikalizmi fetar. Ai ka shpjeguar se kjo dukuri ka ecur në dy shina: në atë propagandistike, e pompuar me forcë nga Serbia që nga fundi i viteve ’80 dhe në atë reale, duke patur parasysh realitetin e përditshëm në Kosovë. “Radikalizmi fetar është problemi numër një dhe rreziku më i madh për interesa nacionale në afat të gjatë.
INSTAT-i sërish “i pabesueshëm”. Ish-zv. ministri Rushaj: Po mashtrohet me të dhënat
Duket se as statistikat nuk i pajtojnë dy partitë kryesore politike shqiptare. Nëse dje, ishte opozita socialiste që akuzonte INSTAT-in se po mashtronte shqiptarët me të dhëna të fryra në funksion të mbulimit të krizës, sot janë opozitarët demokratë që akuzojnë sërish INSTAT-in se po gënjen, por në anën e kundërt. Problemi është ekonomia, për të cilën duket se i zë meraku të dyja partitë politike. Dhe janë të dhënat që janë përcjellë ato që nuk i lënë të qetë zyrtarët partiakë. Kësaj radhe është ish-zv. ministri i Financave Alfred Rushaj ai që ka lexuar akuzën ndaj qeverisë dhe INSTAT-it.
"Dhuratat i pranon edhe mbreti". Por jo taksat...
Kurora spanjolle është përfshirë së fundmi nga një çështje evazioni fiskal që mund të konsiderohet fare mirë një skandal. Vajza më e vogël e mbretit Huan Karlos, Princesha Kristina është akuzuar për mashtrim me taksat dhe pastrim parash, dy akuza shumë të rënda këto. Ajo është thirrur në gjyq në datën 8 mars për këtë çështje e cila doli në dritë pas një hetimi të thellë. Në fakt akuzat lidhen me burrin e Kristinës, hendbollistin olimpik Inaki Urdangarian, i cili akuzohet se ka shpërdoruar 6 milionë euro nga fondet publike përmes fondacionit të tij të bamirësisë.
Takimi Qose-Krasniqi dhe një pyetje për autoritetin publik të akademikut
Takimi i Rexhep Qoses me imamin Shefqet Krasniqi dhe vlerësimet që akademiku i bëri klerikut si një njeri që kontribuon për vlerat kombëtare nuk ka kaluar pa reagime në Kosovë. Madje mund të thuhet kjo situatë mund të sjellë relativizmin e autoritetit publik të Qoses, të cilit ndonëse kundërshtarët nuk i kanë munguar, sërish ka patur një vend të veçantë në tribunat shqiptare.
Një hulumtim për mbajtjen e shamisë nga myslimanet. Shumica mendojnë se duhen mbuluar vetëm flokët, jo fytyra
Shamia e përdorur nga gratë myslimane ka provokuar shpesh debate në Perëndim, sidomos për mbajtjen e tyre në mjedise publike si shkollat. Në fakt shamia dhe mbulimi i fytyrës është një nga ato elementë simbolikë që ndikojnë në forcimin e stereotipave për myslimanët. Gjithsesi një studim i kryer nga Instituti i Hulumtimeve Sociale në Universitetin e Miçiganit në SHBA ka arritur në konkluzionin se shumica e myslimanëve mendojnë se gratë nuk duhet të mbulojnë fytyrën, por vetëm flokët.
Riorganizim i Prokurorisë së Tiranës. Krijohen seksione me nga 11 prokurorë për çdo komisariat
Prokuroria e Tiranës i është nënshtruar një riorganizimi. Albanian Screen bën me dije se organi i akuzës në kryeqytet do të ketë linja prokurorësh të organizuar për të gjashtë komisariatet. Kjo për arsye që ngjarjeve që ndodhin në zonat e përgjegjësisë së secilit komisariat do të ketë prokuror që mbulon të njëjtën hapësirë. Për të mbuluar këtë detyrë “AS” bën me dije se për çdo seksion do të ketë 11 prokurorë të angazhuar për të zgjidhur çështjet përkatëse.