Një skandal trafiku trondit politikën në SHBA, incidenti i ngjashëm me atë që bëri Lulzim Basha para disa vitesh në Tiranë

Me siguri qytetarëve të Tiranës u kujtohet ajo ditë me shi kur policët u zhdukën nga qarkullimi rrugor dhe krejt papritur Tirana u zhyt në një kaos që nuk ishte parë ndonjëherë. Ishte pak përpara se Lulzim Basha, në atë kohë ministër i Brendshëm, të kandidonte për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Atëhere media e akuzoi Bashën se e bëri gjithçka qëllimisht.
Një rast thuajse i ngjashëm po trondit këto momente politikën amerikane. Në qendër të skandalit, Chris Christie, guvernator i Nju Xhersit, dhe një nga emrat më të përfolur për kandidat të republikanëve në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Stafi i tij ka orkestruar një bllokim trafiku për njësinë bashkiake Fort Lee, e drejtuar nga një demokrat që nuk ka mbështetur rikandidimin e guvernatorit. Qëllimi ishte të bllokoheshin korsitë e trafikut në urën e famshme George Washington, që lidhen me Fort Lee.
Christie ka kërkuar ndjesë, duke deklaruar se ka pushuar nga puna zyrtaren përgjegjëse. Mediat shkruajnë se kjo është një goditje për shpresat e tij në garën për t’u nominuar si kandidat për president. Prokuroria thotë se mund të ngrihen akuza për këtë ngjarje.
Në ditën kur u bllokua trafiku një grua e moshuar vdiq pasi u vonua ndihma mjekësore.
Zh.
Add new comment