Arkiv-Lajme
Pas goditjes cerebrale, Bersani ende në reanimacion, por në gjendje të qëndrueshme
Hemorragjia cerebrale e ish shefit të së majtës italiane të zëvendësuar nga Mateo Renzi, Pier Luigi Bersani, para dy ditësh tronditi opinionin italian, megjithatë shpejt u njoftua se gjendja e tij shëndetësore ishte e ripareshme. Gjithsesi, mjekët nga spitali Maggiore i Parmës në buletinin e fundit mjekësor bëjnë me dije se ish-sekretari i Partisë Demokratike «do të qëndrojë në terapi intensive për aq sa do të duhet për monitorimin e gjendjes klinike, që mund të zgjasë të paktën 5 ditë. Por prognoza mbetet e rezervuar».
Konçesioni i Rinasit dhe pesha e rëndë e biletave bien gjithnjë e më shumë në sy
Pasagjerët shqiptarë gjithmonë janë ankuar për çmimet e shtrenjta të biletave ajrore nga aeroporti i Rinasit. Gjithnjë e më tepër ka rënë në sy kjo, pasi pasagjerët bëjnë krahasimin me fluturimet nga vende të tjera. Arsyeja e mbajtjes së çmimeve të shtrenjta është se Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” administrohet nga një kompani gjermane për një marrëveshje koncesionare prej 25 vjetësh, në bazë të cilës qëndron edhe kushti që Shqipëria të mos hapë tjetër aeroport civil ndërkombëtar gjatë kësaj kohe.
Dita shkruan për tre foto makabre të Olldashit dhe komedinë e zezë që po luhet me të
Po të pyesësh sot privatisht cilindo në këtë vend që ndjek ngjarjet e aktualitetit, mbi aksidentin e deputetit Sokol Olldashi, do të thotë se ai kurrsesi nuk ishte aksident. Madje ekziston një bindje se politika dhe institucionet e linjës, për paaftësi apo për një marrëveshje të heshtur, nuk duan ta ngasin më tej këtë çështje. Por gazeta Dita numrin e sotëm merret sërish me dosjen Olldashi, nisur nga një premisë e re. “Prej disa ditësh në mënyrë konfidenciale me email-e në qarqe politike dhe mediatike po qarkullojnë tre foto të Sokol Olldashit të bëra në vendin e aksidentimit të tij.
Bllokimi i kredive për të pastrehët kalon në debat politik. Po më herët ka patur dyshime për abuzime?
Kërkesa e Entit Kombëtar të Banesave drejtuar të gjitha bashkive të vendit, për bllokimin e dhënies së kredisë së butë për të pastrehët, është pritur me reagime të përziera. Shkak për këtë kërkesë janë bërë disa abuzime të konstatuara në këtë projekt.
Spanjë, edhe princeshat akuzohen për pastrim parash
Edhe pse “e dyshuar formale”, episodi ka bërë bujë në Spanjë e jashtë vendit, pasi drejtësia ka thirrur vajzën më të re të mbretit Juan Carlos që të paraqitet në gjykatë, në lidhje me akuzat për mashtrim dhe pastrim parash. BBC njofton se çështja e Cristinës, 48 vjeçe, lidhet me disa afera biznesi të të shoqit Inaki Urdangarin, i cili po hetohet për shpërdorime e përvetësime të paligjshme fondesh.
Shënim: Terri financiar i Ministrisë së Financave
Një nga premtimet e mëdha të qeverisë “Rama”, kur filloi punë, ishte transparenca e plotë e saj ndaj publikut. Ndërkohë që ndonjë ministri, si për shembull Ministria e Brendshme, ka publikuar të dhëna të hollësishme çdo muaj, disa të tjera, si për shembull Ministria e Financave, e kanë lënë publikun në terr në lidhje me të dhënat e aktivitetit të tyre.
Çështja “Gjika” në Tiranë, zbardhet vendimi i transferimit: Në Vlorë, një “situatë e rëndë lokale”
Shtypi ka publikuar sot vendimin e zbardhur të Gjykatës së Lartë për të transferuar çështjen kundër kryebashkiakut të Vlorës Shpëtim Gjika në Tiranë. Gjykata ka pranuar kësisoj arsyetimin e prokurorisë së Vlorës, sipas së cilës “gjatë fazës së hetimeve paraprake të kësaj çështjeje kanë paraqitur kallëzim penal ndaj tij 68 shtetas. Në këtë çështje është parashikuar që të pyeten 19 dëshmitarë.
Përmbarimi nxjerr jashtë Ministrinë e Mjedisit, godinës i del pronari
Ministria e Mjedisit nuk ka mjedis ku të ushtrojë aktivitetin e vet dhe rrezikon të mbetet në mes të katër rrugëve. Një urdhër i zyrës së Përmbarimit detyron këtë dikaster që të lirojë ambjentet pasi godina në rrugën e Durrësit ku është strehuar kjo ministri është pronë e disa personave që u është rikthyer si pronë e ligjshme. Lajmin e bëri të ditur vetë ministri i Mjedisit Lefter Koka gjatë emisionit DEBATI NE CHANNEL ONE të gazetarit Roland Qafoku.
Grabiten në mes të Durrësit tre kambistë, sapo dilnin nga banka
Ashtu si një grabitës i maskuar si babagjysh nuk ka se si të ngjallë dyshime, njësoj edhe kambistë që sapo kanë tërhequr para në bankë, nuk dyshojnë kur afrohet një makinë me shenja të policisë. Ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:15 në qendër të Durrësit, ka për protagonistë tre persona të armatosur që udhëtonin me një makinë me shenja policie, dhe për viktima tre kambistë: Rajmond Çollaku, Arben Çuni dhe Hajdar Lala, kanë dalë nga një bankë ku kishin bërë edhe tërheqjen e parave, që mësohet se është një shumë e madhe.
Sauditi Jasin Kadi fut në telashe edhe Erdoganin përmes të birit. Opozita, akuza për korrupsion
Biznesmeni saudit Jasin Kadi (Yasin al Qadi) i njohur për publikun shqiptar sepse ka jetuar e vepruar në Shqipëri derisa u klasifikua në listën terroriste të SHBA-së, ka përfshirë në vorbullën e skandaleve të korrupsionit në Turqi, edhe vetë kryeministrin Erdogan. Djali i tij Bilal është takuar me Kadi lidhur me një aferë trualli në Stamboll, që kushton realisht mbi një miliard usd, dhe opozita turke lidhur me këtë rast i kërkon kryeministrit të prononcohet.