Spanjë, edhe princeshat akuzohen për pastrim parash

Edhe pse “e dyshuar formale”, episodi ka bërë bujë në Spanjë e jashtë vendit, pasi drejtësia ka thirrur vajzën më të re të mbretit Juan Carlos që të paraqitet në gjykatë, në lidhje me akuzat për mashtrim dhe pastrim parash. BBC njofton se çështja e Cristinës, 48 vjeçe, lidhet me disa afera biznesi të të shoqit Inaki Urdangarin, i cili po hetohet për shpërdorime e përvetësime të paligjshme fondesh.
Princesha është tani e dyshuar formale dhe duhet të paraqitet në gjykatë më 8 mars. Kjo besohet të jetë hera e parë që një e afërme e drejtpërdrejtë e mbretit të paraqitet në gjykatë si e akuzuar për keqbërje. Në përgjigje të këtij zhvillimi, familja mbretërore ka thënë se ka “respekt maksimal për vendimet gjyqësore”.
a.k
Add new comment