Bllokimi i kredive për të pastrehët kalon në debat politik. Po më herët ka patur dyshime për abuzime?

Kërkesa e Entit Kombëtar të Banesave drejtuar të gjitha bashkive të vendit, për bllokimin e dhënies së kredisë së butë për të pastrehët, është pritur me reagime të përziera. Shkak për këtë kërkesë janë bërë disa abuzime të konstatuara në këtë projekt. Dje, Drejtoresha e Entit të Banesave, Doris Andoni tha për Panoramën se të gjithë përfituesit e kredisë së butë do të kalojnë në sitën e verifikimit. Duhet thënë se në vite, nuk kanë munguar akuzat se në këto lloj përfitimesh dorë e parë janë funksionarë e ndryshëm, që përmes kredive të buta kanë ndërtuar shtëpitë e dyta e të treta, dhe jo hallexhinjtë e vërtetë. Kësisoj, nëse vërtetohet se kanë përfituar ata që nuk e meritojnë, kredia do ta paguhet me normat e interesit të tregut. Sipas Andonit, pezullimi i projektit të subvencionimit të interesave të kredisë do të zgjasë për një periudhë njëvjeçare.
Ndërkaq, nënkryetari i bashkisë së Tiranës Bozdo, ka deklaruar se vendimi i qeverisë për të bllokuar këto kredi ka prapavijë politike. Ç’do me thënë kjo, që do goditen të djathtët? Bogdo nuk e thotë këtë, por jep ca shifra. Ama, nga ana tjetër nuk mund të mungojë një tjetër pyetje: Drejtoresha Andoni ka qenë edhe më parë në atë post apo në drejtorinë e politikave të strehimit në ministri, me vite të tëra. Nuk ka vërejtur asgjë të dyshimtë më herët?
a.k
Add new comment