Sauditi Jasin Kadi fut në telashe edhe Erdoganin përmes të birit. Opozita, akuza për korrupsion

Biznesmeni saudit Jasin Kadi (Yasin al Qadi) i njohur për publikun shqiptar sepse ka jetuar e vepruar në Shqipëri derisa u klasifikua në listën terroriste të SHBA-së, ka përfshirë në vorbullën e skandaleve të korrupsionit në Turqi, edhe vetë kryeministrin Erdogan. Djali i tij Bilal është takuar me Kadi lidhur me një aferë trualli në Stamboll, që kushton realisht mbi një miliard usd, dhe opozita turke lidhur me këtë rast i kërkon kryeministrit të prononcohet. Siç shkruan Dojçe Vele, Ugur Bayraktutan, deputet që bën pjesë në partinë sekulariste CHP bashkë me politikanë të tjerë të opozitës kërkon që të zbulohen lidhjet e familjes Erdogan me biznesmenin e dyshimtë. Brenda një muaji Erdogani duhet t'i japë përgjigje kërkesës parlamentare. “Al-Qadi nuk është i panjohur në Ankara. Qysh në vitin 2006 Erdogani e mori hapur në mbrojtje biznesmenin saudit kundrejt akuzave për terrorizëm nga ana e SHBA-së. Al-Qadi u vu në shenjestër të hetuesve të Stambollit, sepse ai ishte interesuar për privatizimin e truallit të një shkolle policie në një lagje luksoze të Stambollit. Ky truall, sipas njoftimeve të shtypit, ka vlerën rreth një miliardë dollarë, por duhej t'i shitej një investuesi privat për më pak se gjysmën e vlerës dhe pa tenderim publik. Ndër të interesuarit ishte Al-Qadi. Mediet turke publikuan fotografi, që tregojnë Al-Qadi të shoqëruar prej truprojave turke dhe në bisedë me Bilal Erdoganin në një hotel të Stambollit (foto lart)”, shkruan DW.
Lexoni më shumë në linkun: http://www.dw.de/skandali-i-korrupsionit-n%C3%AB-turqi-arrin-deri-tek-familja-e-erdoganit/a-17344120
a.k
Add new comment