Grabiten në mes të Durrësit tre kambistë, sapo dilnin nga banka

Postuar në 07 Janar, 2014 03:07

Ashtu si një grabitës i maskuar si babagjysh nuk ka se si të ngjallë dyshime, njësoj edhe kambistë që sapo kanë tërhequr para në bankë, nuk dyshojnë kur afrohet një makinë me shenja të policisë. Ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:15 në qendër të Durrësit, ka për protagonistë tre persona të armatosur që udhëtonin me një makinë me shenja policie, dhe për viktima tre kambistë: Rajmond Çollaku, Arben Çuni dhe Hajdar Lala, kanë dalë nga një bankë ku kishin bërë edhe tërheqjen e parave, që mësohet se është një shumë e madhe. Siç raporton Shqiptarja.com, nga rindërtimi i ngjarjes policia ka mësuar se Çollaku që ka mbetur i plagosur, ka pasur edhe çantën me para. Burime nga Policia e Durrësit kanë bërë të ditur se, tre grabitësit që ishin duke udhëtuar me një makinë tip “Land Rover” me targa angleze me xhama të zinj dhe dyshohet se ka pasur edhe fenelinë policie, janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

a.k

Comments

Submitted by Saimir Tahiri (not verified) on

<p>Bravo cuna!</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.