Vdekësira që do marrë me vete edhe Partinë Socialiste

Çdo gërmë duket se ka fatin e zi të kalojë së paku një herë nga e keqja dhe e liga. Përditë, për orë, gërmaf lindin, riprodhohen nëpër gojë e tastiera, shumohen e tufëzohen për të shkumuar në çdo mjedis vajin e pushtetit. Që tanimë vetën flet. Madje përçart.
Rama në OKB/ Çupi: Bota është në luftë, kryeministri luan rol të madh në qartësimin e situatave
ja një titull që i lë pasardhësit e Teutës pa asnjë fjalë ilirisht në gojë.
Hap mandej ndonjë gjë tjetër, të shfqet gjeniu nga Detroit.
Shqipëria po bëhet më mirë, ndaj kërkojnë njerëzit. Shqipëria është bërë vend i shpresës
shprehet kryeministri i një vendi që po boshatiset. Drama e përnatshme e një shtirjeje pa kuptim vazhdon kudo dhe njeriu e ka të vështirë të kuptojë se ccfarë po mbulojnë më këta? Për çfarë po gënjejnë tanimë kur që nga kryeministri e shpura e tij e shurdhjesës mediatike janë kufoma të vetëkurdisura.
Çdo fjalë që thuhet, çdo fjali që celebron suksese imagjinare, shërben për të përforcuar meshën funebre të një politike që vazhdon të gostisë dhe gostitet pse kjo është e vetmja shfaqje që di të japë. Nga një dritare në tjetrën, fytyrat e hajdutëve shfaqen si murrjelat që duan të ulen me salltanet aty ku nuk i pranon më kush. Cila kulturë, cila nevojë, cila optikë e vrau kaq pa kthim dinjitetin te kjo kategori hiccësh me fat? Si mundet të poshtërohet njeriu kaq shumë sa të katandiset edhe në karikaturë të vetes? Cila verbëri e bën të pamundur për këtë skotë të kuptojë se është shushunja në bythë të një Shqipërie që edhe kështu nuk i do?
Cili vanitet nuk i bën së paku të kuptojnë që të shfaqen më pak, të heshtin më shumë, për të lënë të pastrohet pak ajri i rëndë në këtë vend?
Fatura e vjedhjeve të kryera edhe mund të hamendësohet dikur, edhe e vrasjeve, por fatura e gënjeshtrave, logoresë së fjalëve, kotësisë së kësaj klase, nuk mund të përrllogaritet. Ajo vepron si kulturë në të gjithë spektrin, ajo është imponuar si kriter suksesi dhe analize duke vendosur në plan të parë plaçkitjen dhe përbuzjen ndaj çdo rendi. Ajo po amputon ccdo gjymtyrë të shqiptarisë sepse përparimi i saj është nekroza e ccdo gjëje të shëndetshme.
Këtë flamë pa mbarim e mbyt vetëm injorimi, anashkalimi dhe refuzimi. Vdekësira që sot vetëm flet sa për të konfirmuar ekzistencën është një skelet i varur dhe lëkundur nga era e inercisë. E cila po përfundon dhe me sa janë gjasat do të sjellë fitoren më të madhe të vendit: asgjësimin e partisë që po do të varrosë Shqipërinë.

Comments
Lista e arritjeve
Vetëm ER i ka bërë këto:
1. Hapi tratativat me Vuçiçin për Ballkanin e hapur duke ja përplasur në surrat armikut tonë të vërtetë, Kosovës
2. Moderrnizoj ushtrinë me kompaninë prestigjoze Kayo
3. Rregulloi shërbimet mjeksore dhe ilaçet. Ska më të semurë në Shqipëri
4. Plazhet e rregulluan komplet
5. Autostrada me standarte që na ka zili Japonia dhe me çmime qesharake të ulta. Unaza e madhe është më e mirë se treni shinkansen midis Tokios dhe Osakës
6. Ishujt e tepërt po i heq qafe që të na uli shpenzimet
7. Përmirësoi shërbimet sekrete shtetërore. U çudit mosadi.
8. Plehra ska më, se ska dhe me ngrënë. U zgjidh
9. Digitalizimi i plotë dhe efikas i shoqërisë dhe shërbimeve. Estonia mban shënim dhe meson nga ne
10. Leu Tiranën lara lara duke lënë shënja historike në memorjen e popullit, si “ke shigjetat”, apo ke Tajvani - megjithëse, këtë të fundit po e ndreqim mirë
Rrofsh o kryetar. Na pri.
Add new comment