Arkiv-Lajme
Vrasja në Korçë, motivi pse humbën jetën katër njerëz...
Ngjarja në fshatin Gjonomadh të Korçës ka patur në sfond një motiv pasioni. “Gazeta Shqiptare” ka shkruar sot për ngjarjen duke dhënë në hollësi detaje nga vrasja që zbulon se për cilat arsye kanë ikur nga kjo botë katër njerëz. “...40-vjeçari i pamartuar dhe banor i fshatit Gjonomadh prej më shumë se 1 viti kishte një lidhje jashtëmartesore me Danjela Meçollarin. Dashuria e madhe dhe dëshira për ta finalizuar atë me martesë e ka shtyrë Latollarin t'i kërkojë të dashurës së tij, e cila ishte nënë e dy fëmijëve të mitur që të divorcohet nga bashkëshorti.
Venizellos: Shqipëria duhet ta marrë statusin e vendit kandidat
Në Shqipëri, opionioni publik është disi i ndarë kur vjen puna për refuzimin e BE-së për statusin e vendit kandidat. Kështu një pjesë e opinionit mendon se “Jo-ja” e dhjetorit ishte korrekte, pasi Shqipëria, kështu siç është, nuk e meriton statusin. Gjithsesi, BE-ja ka lënë një afat 6-mujor për të bërë rivlerësimin e vendit tonë dhe është e logjiskhme të mendohet se në 6 muaj nuk mund të ndodhin mrekulli. Ajo që vlerësohet është ecuria dhe vullneti politik që shihen si premisa për ecjen drejt standardeve.
Një sprovë për identitetin e shqiptarëve që duhet lexuar
Sazan Guri është i njohur në Shqipëri si një njeri shumë aktiv në fushën e mbrojtjes mjedisore. Guri u shfaq edhe si një nga protagonistët e kundërshtimit të demontimit të armëve kimike siriane që çuan në protesta popullore. Por sot te “Panorama” Sazan Guri ka provuar veten në fushën e prehistorisë dhe deri diku të etimologjisë. “Kalendarët sot, vazhdues të atyre pellazgë”-kështu titullohet artikulli i tij, i vendosur në rubrikën “Opinion” në gazetën “Panorama”. Guri bën disa shtjellime sipas të cilave Saturni ta zëmë mund të gjejë kuptim në shpërbërjen Shën ati-Saturni-e shtuna.
Auditi: Përfituan kredi të buta për strehim funksionarë, drejtorë e deputetë
Një audit i zhvilluar gjatë muajit dhjetor 2013 në Entin Kombëtar të Banesave që mbulon periudhën nga janari 2009 deri në shtator 2013, sipas burimeve nga kryeministria, ka gjetur se janë përfituar në mënyrë abuzive kredi të buta, me interesa të ulëta, 0%, 3% e 4%, edhe nga funksionarë të lartë të shtetit, drejtorë, këshilltarë, përfaqësues të kabineteve më të larta të qeverisë. Në listën e abuzuesve nën mbikëqyrje nga auditi janë ish-deputetë, ish-drejtues por edhe deputetë në Parlamentin aktual, thotë gazeta Shqip.
Test i ri për patentën. E merr ai që u përgjigjet të paktën 33 pyetjeve
Patentat që këtej e tutje do të jenë të vështira për t’u marrë. Të paktën teorikisht. Gazeta “Panorama” shkruan sot se sipas njnë udhëzimi të ministrit të Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, provimi për patentën përfshin 40 pyetje. Këto pyetje janë pjesë e testit teorik dhe kalon ai që përgjigjet në të paktën 33 pyetje, që nuk janë pak, të paktën krahasuar me mënyrën sesi është marrë patenta deri më sot. Ndërkohë patenta me pikë ende nuk dihet se kur do të nisë të vihet në zbatim nga ministria.
s.z
Administrata, qeveria do mbajë Aktin Normativ në fuqi deri në zbardhjen e vendimit nga Kushtetuesja
Gazeta “Shekulli” i ka lënë një hapësirë prej dy faqesh çështjes së Aktit Normativ “Për statsuin e nëpunësit civil”. Thelbi i debatit që zhvillohet aktualisht mes dy forcave politike është vlefshmëria ose jo e këtij Akti, i cili u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Mirëpo teksa kjo e fundit nuk zbardh vendimin, qeveria nga ana e vet, duket se i jep të drejtë vetes që të mbajë në fuqi aktin e shumëdiskutuar.
Selami: “Ka një tërheqje në raportet Shqipëri-SHBA. Për statusin, disa vende ishin skeptike”
Një nga themeluesit e Partisë Demokratike, aktualisht deputet i saj, Eduard Selami, ka folur dje për “Zërin e Amerikës” ku ka komentuar zhvillimet politike në Shqipëri. Selami perceptohet si një politikan që e njeh politikën amerikane ndaj edhe qasja e tij lidhur me marrëdhëniet shqiptaro-amerikane kohët e fundit ka një interes. Sipas Selamit, çështja e armëve kimike të Sirisë ka lënë gjurmë në këto raporte, ndonëse sipas tij, nuk mund të flitet për cenim thelbësor të tyre.
Shfaros dy çifte me kallash, shokohet zona e Voskopojës
Shtypi dhe televizionet kanë njoftuar në mbrëmje një masakër të kryer në fshatin Gjonomadh të Korçës, me sfond një histori të vjetër dashurie. Dyzet vjeçari Bashkim Latollari ka vrarë kallashnikov katër vetë, dy çifte bashkëshortesh të një familjeje, mes të cilëve ish-të dashurën dhe bashkëshortin e saj, si dhe dajën dhe bashkëshorten e këtij të fundit. Sipas policisë, Belimon e Daniela Meçollari dhe Rexhep (daja i Belimonit) dhe Valentina Metollari janë vrarë nga bashkëfshatari i tyre, pas një grindjeje.
Greqi, "gjueti" shtetërore për një anëtar të organizatës "17 nëntori". Avokati: "Arratisja, pjesë e lëvizjes revolucionare"
Policia greke ka nisur një gjueti në kërkim të Christodoulos Xeros, një ish-anëtar i organizatës "17 Nëntori". Xeros ishte larguar me leje nga burgu i Koridalos në datën 1 janar, por nuk është paraqitur më pranë autoriteteve. Avokati i tij Frangiskos Ragousis ka deklaruar se arratisja e klientit të tij 55 - vjeçar është një akt politik, pjesë e "aksionit revolucionar".
Pasi i ndalohet Gjakova, ministri serb fyen shqiptarët
“Ndoshta kanë qenë shqiptarë, nuk e di, por njerëz ju siguroj se nuk kanë qenë”. Këtë mënyrë fyerjeje ka zgjedhur ministri serb për Kosovën, Aleksandër Vulin për Radio Televizionin e Serbisë. Vulin, pas dështimit për të hyrë në Kishën Ortodokse në Gjakovë, ka mbetur shumë i inatosur aq sa ka fyer nënat, baballarët dhe familjarët e viktimave të luftës dhe të zhdukurve në Kosovë, të cilët protestuan para kishës. Kryekomunarja e Gjakovës, Mimoza Kusari Lila u shpreh se "Serbia të kërkojë më parë falje e pastaj të vijë në Kosovë".