Auditi: Përfituan kredi të buta për strehim funksionarë, drejtorë e deputetë

Postuar në 08 Janar, 2014 05:10

Një audit i zhvilluar gjatë muajit dhjetor 2013 në Entin Kombëtar të Banesave që mbulon periudhën nga janari 2009 deri në shtator 2013, sipas burimeve nga kryeministria, ka gjetur se janë përfituar në mënyrë abuzive kredi të buta, me interesa të ulëta, 0%, 3% e 4%, edhe nga funksionarë të lartë të shtetit, drejtorë, këshilltarë, përfaqësues të kabineteve më të larta të qeverisë. Në listën e abuzuesve nën mbikëqyrje nga auditi janë ish-deputetë, ish-drejtues por edhe deputetë në Parlamentin aktual, thotë gazeta Shqip. Kreditë e buta në këtë rast nuk janë dhënë nga pushteti vendor, nga bashkia dhe më pas të jenë miratuar në këshillin bashkiak por janë pjesë e fondeve dhe kredive që jep Enti i Banesave. Në rastin e pushtetit vendor, në këto lista kanë përfituar punonjës të administratës, gazetarë etj, të cilët nuk e kanë statusin e të pastrehëve.

 

Lexoni më shumë në linkun: http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/01/08/kredite-e-buta-perfituan-funksionare-te-larte-te-shtetit-drejtore-dhe-deputete/

 

a.k

Comments

Submitted by Alpinisti (not verified) on

<p>Botoni emrat!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.