Pasi i ndalohet Gjakova, ministri serb fyen shqiptarët

Postuar në 07 Janar, 2014 12:44

“Ndoshta kanë qenë shqiptarë, nuk e di, por njerëz ju siguroj se nuk kanë qenë”. Këtë mënyrë fyerjeje ka zgjedhur ministri serb për Kosovën, Aleksandër Vulin për Radio Televizionin e Serbisë. Vulin, pas dështimit për të hyrë në Kishën Ortodokse në Gjakovë, ka mbetur shumë i inatosur aq sa ka fyer nënat, baballarët dhe familjarët e viktimave të luftës dhe të zhdukurve në Kosovë, të cilët protestuan para kishës. Kryekomunarja e Gjakovës, Mimoza Kusari Lila u shpreh se "Serbia të kërkojë më parë falje e pastaj të vijë në Kosovë".
Edhe Ministria e Punëve të Brendshme ia ndaloi Vulinit vizitën në Gjakovë, njofton nëpërmjet një komunikate kjo ministri.
Një turmë protestuesish shqiptarë u mblodhën para kishës ortodokse duke protestuar për të vrarët, të zhdukurit, gratë e dhunuara nga ushtria serbe gjatë konfliktit, dhe për mungesën e faljes nga Beogradi.

a.k
 

Comments

Submitted by U.S.A (not verified) on

<p>Ne postin e kryeministrit te Kosoves duhet te ishte Mimoza Lila e jo i shituri tek Serbia Thaçiç! Prandaj edhe serbet vazhdojne te na neperkembin pa u hyre gjemb ne kembe. Ta kishin bere me nje qeveri te vertete atdhetare, do te kishte plasur nje gjyq qe do kishte pushtuar gjithe mediat perendimore per t&#39;u zgjudhur ne Hage. Pak a shume siç ndodh kur ciganet e Beogradit guxojne ta krruajne me shtetin kroat. Ky eshte edhe ndryshimi mea Kosoves dhe Kroacise: Kosova me banden e vet pro serbe ne pushtet, bande qe po e fut Serbine ne BE pa me te voglin kusht(bile duke i falur edhe Veriun e Kosoves)po e rifut Serbine ne Kosove, dalngadale por pa ndalje; ndersa Kroacia sa here qe Serbia guxon t&#39;i preke interesat, ia fut asaj te dyja kembet ne nje kepuce!</p><p>Ngjallu o Adem Jashari edhe numeroja ne lule... tradhtareve te kombit qe po shkelin mbi gjakun e deshmoreve!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.