Pas goditjes cerebrale, Bersani ende në reanimacion, por në gjendje të qëndrueshme

Postuar në 07 Janar, 2014 12:12

Hemorragjia cerebrale e ish shefit të së majtës italiane të zëvendësuar nga Mateo Renzi, Pier Luigi Bersani, para dy ditësh tronditi opinionin italian, megjithatë shpejt u njoftua se gjendja e tij shëndetësore ishte e ripareshme. Gjithsesi, mjekët nga spitali Maggiore i Parmës në buletinin e fundit mjekësor bëjnë me dije se ish-sekretari i Partisë Demokratike «do të qëndrojë në terapi intensive për aq sa do të duhet për monitorimin e gjendjes klinike, që mund të zgjasë të paktën 5 ditë. Por prognoza mbetet e rezervuar». Sipas tyre, pacienti është i vetëdijshëm, bashkëpunues por ka boshllëk neurologjik. Ndaj, siç njofton Corriere della Sera, është marrë vendim për ta mbajtur Bersanin në reanimacion.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.