Administrata, qeveria do mbajë Aktin Normativ në fuqi deri në zbardhjen e vendimit nga Kushtetuesja

Gazeta “Shekulli” i ka lënë një hapësirë prej dy faqesh çështjes së Aktit Normativ “Për statsuin e nëpunësit civil”. Thelbi i debatit që zhvillohet aktualisht mes dy forcave politike është vlefshmëria ose jo e këtij Akti, i cili u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Mirëpo teksa kjo e fundit nuk zbardh vendimin, qeveria nga ana e vet, duket se i jep të drejtë vetes që të mbajë në fuqi aktin e shumëdiskutuar. Për të sqaruara këtë moment, “Shekulli” ka pyetur drejtoren Ekzekutive të Komitetit të Helsinkit, Vjollca Meçaj, e cila i qëndron pikëpamjes se vendimi i Gjykatës merr fuqi në momentin e zbardhjes së pjesës arsyetuese. “Një vendim i marrë nga gjykata, në rastin konkret Gjykata Kushtetuese, konceptohet në dy momente: vendimi dhe arsyetimi. Kur përfundon arsyetimi i plotë i vendimit, pra merr firmën përfundimtare, atëherë ai mund të konsideerohet i plotë dhe hyn në fuqi. Në rast të kundërt vendimi nuk ka hyrë në fuqi”, ka thënë Meçaj. Ndërkohë që ky debat me natyrë juridike vazhdon, qeveria, sipas “Shekullit” ka hartuar deri në 10 akte nënligjore për zbatimin e ligjit për nënpuësin civil. Kështu duket se loja me zbardhjen e vendimit i ka krijuar hapësirë argumentimi qeverisë për të mbajtur Aktin Normativ në fuqi, deri në momentin kur Gjyakata do bëjë zbardhjen e vendimit. Për këtë të fundit, ka patur disa zëra nga politika që e lidhin shtyrjen me afrimin e vendimit të muajit qershor për statusin e vendit kandidat.
s.z
Add new comment