Shfaros dy çifte me kallash, shokohet zona e Voskopojës

Postuar në 07 Janar, 2014 15:31

Shtypi dhe televizionet kanë njoftuar në mbrëmje një masakër të kryer në fshatin Gjonomadh të Korçës, me sfond një histori të vjetër dashurie. Dyzet vjeçari Bashkim Latollari ka vrarë kallashnikov katër vetë, dy çifte bashkëshortesh të një familjeje, mes të cilëve ish-të dashurën dhe bashkëshortin e saj, si dhe dajën dhe bashkëshorten e këtij të fundit. Sipas policisë, Belimon e Daniela Meçollari dhe Rexhep (daja i Belimonit) dhe Valentina Metollari janë vrarë nga bashkëfshatari i tyre, pas një grindjeje. Dy të parët janë ekzekutuar nga dritarja e banesës së tyre në sy të dy fëmijëve të mitur që kanë shpëtuar rastësisht nga furia e çmendur e autorit. Pas tyre Latollari ka shkuar drejt banesës së dajës së Belimonit dhe ka ekzekutuar atë bashkë me bashkëshorten. Dy kufomat e para, janë hedhur në anë të rrugës në fshatin Gjonomadh në aksin rrugor Voskopojë-Korçë dhe janë gjetur nga kalimtarë të rastit. Sipas policisë, shkak mendohet se ka qenë një historie intime e autorit të vrasjeve me Daniela Meçollarin, por është ende herët për konkluzione. Mësohet se autori ka qenë individ problematik në zonë.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.