Një sprovë për identitetin e shqiptarëve që duhet lexuar

Sazan Guri është i njohur në Shqipëri si një njeri shumë aktiv në fushën e mbrojtjes mjedisore. Guri u shfaq edhe si një nga protagonistët e kundërshtimit të demontimit të armëve kimike siriane që çuan në protesta popullore. Por sot te “Panorama” Sazan Guri ka provuar veten në fushën e prehistorisë dhe deri diku të etimologjisë. “Kalendarët sot, vazhdues të atyre pellazgë”-kështu titullohet artikulli i tij, i vendosur në rubrikën “Opinion” në gazetën “Panorama”. Guri bën disa shtjellime sipas të cilave Saturni ta zëmë mund të gjejë kuptim në shpërbërjen Shën ati-Saturni-e shtuna. Për ditën e mërkurë Guri e ka më kollaj pse kemi ditën e mërkurë, Hëna është Hana-e hëna, ose sipas Gurit me kuptimin e diçkaje që hahet. Po për muajt e vitit si qëndron puna? Ja se çfarë thotë z. Guri: “Edhe muajt ky popull i ka pas thirr me emër, sikundër edhe sot si p.sh mars, me të cilin fillonte viti i pellazgëve, ilirëve apo shqiptarëve për të uruar mbarë(të qoftë udha m(b)ar-mar; prill që viti të prij-ë me ushurre; maj—sepse është muaj i madh ditë dritë, qershor-sepse lidhet me vjeljen e qershisë; korrik sepse korr drithëra; gusht sepse është zagushi...”, e deri te nëntori që u quajt Brumer se kishte shumë brymë. Madje edhe kalendari i Jul Çezarit duket se qenka një propozim shqiptar, d.m.th sipas Gurit “një mesap kalabrez(fis prej ilirësh, prapë rracë shqiptare)avokat për nga zanati, Lilius e thërrisnin, i propozon Perandorit kalendarin e vet me bazë egjiptiane...Vetë perandori Çezar hoqi emërtrimin e muajit korrik të mbërritur deri në atë kohë prej perandorëve etruskë dhe e quajti Jul”. Në tërësi artikulli është interesant, madje dashamirës ndaj çështjeve shqiptare, jo thjesht në planin historik, por ashtu si imagjinohen se duhet të ishin; ai zgjon kuriozitetin e lexuesit, teksa e fut atë në një botë të largët me disa të panjohura më parë. Ta zëmë perandorët etruskë, mesapët e Kalabrisë, apo Çezari Perandor janë kufiza të paidentifikuara historike. Gjithsesi e ardhmja mund të zbulojë shumëcka ndaj edhe nuk mbetet veçse urimi: “U priftë e m(b)ar(r)a”!
Më shumë në: http://www.panorama.com.al/2014/01/08/kalendaret-sot-vazhdues-te-atyre-pellazge/
s.z
Comments
Gjithshka eshte shqiptare me

Gjithshka eshte shqiptare me rrenje Pellazge. Ne e krijuam edhe detin edhe Oqeanit edhe vullkanin. Edhe Kontinentet i krijuam ne. Zani ka te drejte, edhe emrat e planeteve dhe zbulimin e tyre i beme ne. Ne krijuam universin. Kemi bere gjithshka por vecse shtetin tone dhe kombin nuk i kemi bere kurre dhe nuk po mund t'i bejme.

Germo o Sazan germo dhe do te dalesh te rrenjet tona qe Darvini tha se i kemi te majmunet.

hihihihi! Linguistet e

hihihihi! Linguistet e semiologet me fame boterore por te vdekur tashme, do te rrotulloheshin permbys ne varr po te degjonin kesilloj qyfyresh!

osh ese letrare... nuk jane

osh ese letrare... nuk jane te pakte ata qe i fshehin dokkrat dhe thagmat pas eseve letrare...

jeni akoma te sigurt qe ato

jeni akoma te sigurt qe ato kimikatet e sirise nuk duhet te vinin ne shqiperi????

Ne Shqipot keni problem me

Ne Shqipot keni problem me injorancen qe nuk po e kuptojme se sa po na identifikon si popull. Me mire ti leme keto badallalleqe se jemi bere gazi i botes duke nxjerre cdo gje si shqiptare. Ne s'dime si te lajme bythen e po blejme ushqimet nga trotuaret e ambjentit me te piset ne Evrope e po bejne historira pellazgesh. Nuk kemi respektin e imazhin ti mesojme te tjereve historine e botes pervecse te genjejme vetem me provincializmin tone aq te theksuar e prapambetur ne kohe. 99 % e Shqiptareve identifikohen me harbuteri, sjellje injorantesh, asociale, primitive, kokecepashish, rrugacesh e kriminelesh, llafazanesh, te degjeneruarish e lloj lloj epitetesh te uleta qe nuk kane vend kund ne civilizacionin e sotem Evropian, prandaj ti leme keto idiotlliqe e hajde te pastrojme me pare ambjentin qe na rrethon, te behemi me pare njerez me arsye e dinjitet. Te mos beni gam gam kot se boll po na durojne si komshi sepse historia e njerezimit nuk matet me prone te perjeteshme por me mencurine e perparimit. Jeni deshtake e jevgjitllek koke e kembe ne te gjithe koherat dhe kete e mesojme me hir e pahir sa te kalojme kufirin . Kjo eshte historia e vertete e jona qe shkruhet cdo dite dhe qe na e tregojne te tjeret nga nje perspektive tjeter, ndryshe nga kjo e budallizmit kolektiv qe po ja tregojme vetes me vesin me te keq te egoizmit tipik ballkanik!!!

kev

ishulli i Sazanit, ka qene
ishulli i Sazanit, ka qene ishulli i Circes dhe shoqeve te veta, ne te cilin humben ca vite Odiseu&co, ne nje seance te gjate sex,drugs & polifoni ( rock n roll skishte lindur).
Mqs Circe dhe shoqet ishin zana qe magjepsinin dynjane duke dale nudo ne brigjet e ishullit, udhetaret qe kalonin afer therritnin: sa zana qe paska ketu?!
Keshtu i mbeti emri ishullit. Sazan.
Prinderit pellazge deshen vajze, u dolli djale. Vajzes do ja vinin emrin Zana, dhe djalit, qe sdq do t'a duan po aq sa do te donin Zanen, ja vune emrin Sazan.
Sazan eshte nje idiot i

Sazan eshte nje idiot i lindur dhe shqiptaret rrine e merren me ku e hedh gurin nje i semure mendor, hajd se shifna ne boten e lire pa gomere

Ja nje tjeter interpretim er

Ja nje tjeter interpretim er Saturnin....Sa turne, medemek Sa turne ke punue derisa je smue.......

Pse kisha pershtypjen se z.

Pse kisha pershtypjen se z. Guri i kishte dy pare mend te koke?

Pak halle kemi ne , edhe

Pak halle kemi ne , edhe Sazani na duhej tani.....aman ore, kini meshire.

Po ky GURI qenka..."FLORI"

Po ky GURI qenka..."FLORI" !!!

Cfare fatkeqesie qe njerezit

Cfare fatkeqesie qe njerezit e vete (te mire) qe kujdesen per ambientin, per te drejten e shqiptareve per te mos u mbytur nga plehrat apo nga helmet mediorientale, perfaqesuesit e vetem autentike te shoqerise civile te pakorruptuar jane te nje niveli te tille intelektal dhe infantilizmi mental.

O SAZAN DJALI! dakord jemi me

O SAZAN DJALI!

dakord jemi me cdo gje qe ke shkruar.

vitin e ri ne kalendar do ta fillojme me 25 dhjetor jo me 1 janar. por fqinjet tane dhe bota me te cilet komunikojne pellazget e sotem e fillon vitin e ri me 1 janar o sazan a perben kjo problem per pellazget e sotem? po per boten?

prejardhjen pellazgjike te emrave te muajve e diteve duhet ta rakordosh me institutin e gjuhesise qe mos te dilet nga pellazget e sotem me disa interpretime.sa per ujin e bekuar e ke mjaft te sakte interpretimin,bile agno3 eshte shkaku qe uji i bekuar nuk prishet gjithe vitin.

te pershendes dhe te uroj te shtypesh edhe broshure ose liber sepse me shtypshkronja eshte e mbushur shqiperia plot,

dhe interneti nuk taksohet.

mbetemi ne pritje te tjera sprovave te tjera per prejardhjen tone te lashte.

nuk kemi asnje kundershtim

nuk kemi asnje kundershtim per sprovat qe pasqyrohen per lashtesine e shqiptareve.

e shkruar thjesht e bukur.

pershendetje per pune te metejshme te fryteshme.

Add new comment