Selami: “Ka një tërheqje në raportet Shqipëri-SHBA. Për statusin, disa vende ishin skeptike”

Postuar në 08 Janar, 2014 02:53

Një nga themeluesit e Partisë Demokratike, aktualisht deputet i saj, Eduard Selami, ka folur dje për “Zërin e Amerikës” ku ka komentuar zhvillimet politike në Shqipëri. Selami perceptohet si një politikan që e njeh politikën amerikane ndaj edhe qasja e tij lidhur me marrëdhëniet shqiptaro-amerikane kohët e fundit ka një interes. Sipas Selamit, çështja e armëve kimike të Sirisë ka lënë gjurmë në këto raporte, ndonëse sipas tij, nuk mund të flitet për cenim thelbësor të tyre. “Unë mendoj që marrëdhëniet mes Amerikës dhe Shqipërisë gjithmonë kanë qenë dhe janë shumë të mira, dhe Shqipëria i është mirënjohëse Amerikës për ndihmën dhe kontributin. Por duhet thënë që, vendimi i marrë për armët kimike, mendoj që ka qenë një zhgënjim për administratën amerikane, dhe në këtë pikë mendoj se ne humbëm një rast, se Shqipëria humbi një rast. Kryeministri aktual nuk e trajtoi këtë problem siç duhej trajtuar, me seriozitetin dhe përgjegjësinë që i takonte, dhe humbi një rast shumë të madh. Nuk i dha mundësinë shqiptarëve që të merrnin një vendim të bazuar mbi faktet e drejta, dhe unë mendoj që ka një tërheqje në këtë marrëdhënie”, tha Selami. Në fakt edhe opozita që doli kundër armëve kimike, nuk duket e qartë në qëndrimin e saj për këtë çështje. Pasi ajo i tha “Jo” armëve kimike në Shqipëri, duke dalë edhe në protestë, jo vetëm për shkak të mungesës së transparencës. Ndërkohë Selami ka dalë edhe me një qëndrim disi “ndryshe” lidhur me refuzimin e statusit të vendit kandidat në muajin dhjetor. “Mendoj që është thjeshtë skepticizmi që është në disa nga vendet e Europës për të parë se si do të eci lufta kundër korrupsionit, si do të eci forcimi i shtetit ligjor”, tha ai.

Më shumë në: http://www.zeriamerikes.com/content/eduard-selami-politika-shqiperi/1825097.html

s.z

Comments

Submitted by Astrit (not verified) on

"Eksperti" ne politikat Amerikane sic del nga shtypi ka punuar si shofer taksie ne pjesen me te madhe te kohes qeka qene atje. Pra eshte ekspert i tipit "Robert Papa" - njerez te tille jane me shume komentatore (sportive) te zhvillimeve qe i lexojne ne gazete sesa njohes te thelle te nje subjekti.

Submitted by Aron (not verified) on

Megjithese burimin per te ndertuar fyerjen , sic pranon edhe vet, e ke "nga shtypi", a nuk do te ishte me e udhes te shprehje respekt, per nje individ qe kurre nuk i ka futur shtepise se tij qofte edhe nje leke pa djersen e ballit? Selami ka dhene mesim per disa kohe ne Columbia University si pedagog i jashtem, Departamenti i Shtetit e ka ftuar ne shume raste si ekspert te politikes rajonale, nje individ thellesisht i qyteteruar,deputet  aktual ne parlament,cfare kerkon me teper ti, fort i nderuari Astrit? Se fundi, a nuk te vjen keq per gjendjen tende shpirterore, qe pa arsye, pa te detyruar kush, te fyesh dike thjesht per sport? Ju e kini edhe mundesine te jepni nje mendim pozitiv dhe te mos fyeni. Atehere cili eshte shkaku qe zgjidhni te poshtroni padrejtesisht nje individ? Me vjen vertete keq per ju zoteri. Ne gjendjen tuaj shpirterore, une nuk do prisja me, por i shqetesuar per vehten, do ti drejtohesha me urgjence mjekut per  vizite, sepse gjendja eshte vertete e rende. Te urresh dhe fyesh fare pa arsye nje njeri? Jo, kjo eshte e frikshme edhe ta mendosh, jo me ta besh...

Submitted by Astrit (not verified) on

Shujme i nderuar zoteri,

Logjika juaj (per mendimin tim) calon ne dy aspekte. Se pari ne aspektin formal, ju nuk beni vete ate cka u predikoni te tjereve. Dmth kur shkruani kunder ofendimeve dhe gjykimve siperfaqesore ju beni pikerisht te njejten gje kur presupozoni se gjendja ime personale shpirterore eshte jo fort e lumtur (ketu e keni gabim shume!) dhe se duhet te shikoj ndonje mjek (dhe ketu e keni gabim).

Ne planin me substancial, ju quani gabimisht fyerje personale verejtjen qe un i bej ekspertizes se z. Selami. Aty nuk ka asnje fyerje, as per te e as per z. Papa, por nje mendim te cilin e theksoj akoma: "te vesh vene kemben ne USA nuk eshte njelloj si te jesh ekspert". Kush ben vleresime te tilla nga katedra, duhet te jete i pregatitur qe te tjeret ti diskutojne kompetencen. Po ashtu un mendoj se te mos futesh ne shtepi asnje lek pa e fituar me djersen e ballit asht minimumi dhe jo ndonje merite e jashtezakoneshme (merite qe nuk je hajdut???). Kete un e bej cdo dite, nuk e di per te tjeret... Jam absolutisht pa komplekse per Universitetet e Ivy League apo te tjera institucione me reputacion. Shkollen time e kam bere ne universitete te tilla. Nuk di fare kujt i thone "Pedagog i Jashtem", mund te me iluminoni ju ne kete drejtim. "External Pedagogues" ose"external lecturers" ne anglisht nuk kane kuptim. Ne nje Universitet ose je ne payroll ose nuk je. Por te supozojme se un  e kam gabim ne kte pike, nese z. Selami eshte ftuar nga Columbia apo State Dept. si ekspert i politikes rajonale, kjo i ben nder z. Selami, i rrit pike dhe kredibilitet atij si njeri dhe une i heq kapelen. Por per cka thoni ju, mua do te me rezultonte si ekspert i POLITIKAVE RAJONALE Ballkanike dhe Shqiptare dhe jo te atyre domestike Amerikane.

Se fundi, kontestoj konkluzonin e z. Selami se ka terheqje apo tkurrje ne relacionet e Shqiperise me USA dhe se kemi bere gabim te madh qe nuk morrem lendet helmuese nga Arabia. E para se USA nuk para tregojne emocionet ne ket forme. E dyta, une jam nga ata qe thone"nuk duhet vrare vetja per dashuri". Sado pro-amerikane te jete Shqiperia nuk duhet ti coje emocionet deri ne rrezik veteleminimi fizik per te bere figure e mire perpara amerikaneve.

Se fundi fare, nuk prisja ti interesonte njeriu, por me thene te drejten, jam njeri for i kenaqur nga jeta, gati-gati i lumtur, e dua Shqiperine vendin tim te lindjes, por them se jam me fat qe me ka ecur kendej. Megjithese nuk them se jam ekspert i politikes se ketushme kam punen time qe e bej mire cdo dite - dhe kam fatin te jem ekspert i dickaje ne jete.

Submitted by Anonim (not verified) on

mos u merrni me Aronin... ai ka gjithnje te drejte... ai i di te gjitha...

Submitted by Joe (not verified) on

I nderuar z. Aron, te thuash te verteten nuk eshte fyerje. Me sa kuptoj nuk e njeh z. Selami, por mbi te gjitha ke informacion te pa sakte. Ndersa si deputet eshte ne baze te listes emrore te perpiluar nga kryetari i tij dhe jo per merita personale.
Rruaje shendetin tend se mendja .....aha..

Submitted by Aron (not verified) on

Rhonda Byrne ne librin e saj "The secret", jep nje shembull kuptimplote, te cilin une me perafersi po e kujtoj si nje pergjigje ndaj fyerjes tende. Perafersisht ajo thote se kur disa aktiviste donin te mbanin nje tupim kunder luftes, i kerkuan Nene Terezes te merte pjese edhe ajo, per ta bere sa me te rendesishen tubimin me prezencen e saj. Por kjo grua e madherishme ju dha nje pergjigje te pashembullt miresie: Jo! Une kurre nuk mund te marre pjese ne nje tubim kunder luftes. Por nese ju do te mbani nje tubim pro paqes, atehere do t'me keni ne balle te saj.  Te trajtosh me miresi tjetrin, besoj se edhe kjo eshte nje menyre te menduari, apo jo?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.