Venizellos: Shqipëria duhet ta marrë statusin e vendit kandidat

Postuar në 08 Janar, 2014 07:00

Në Shqipëri, opionioni publik është disi i ndarë kur vjen puna për refuzimin e BE-së për statusin e vendit kandidat. Kështu një pjesë e opinionit mendon se “Jo-ja” e dhjetorit ishte korrekte, pasi Shqipëria, kështu siç është, nuk e meriton statusin. Gjithsesi, BE-ja ka lënë një afat 6-mujor për të bërë rivlerësimin e vendit tonë dhe është e logjiskhme të mendohet se në 6 muaj nuk mund të ndodhin mrekulli. Ajo që vlerësohet është ecuria dhe vullneti politik që shihen si premisa për ecjen drejt standardeve. Kreiu i diplomacisë greke, Venizellos, vendit që ka presidencën e radhës në BE ka deklaruar qartë se në muajin qershor Shqipëria duhet ta marrë statusin. “Ka vende që mund të promovohen më shpejt, si Mali i Zi. Performanca e Shqipërisë gjithashtu është e kënaqshme dhe ne u shprehëm në favor të dhënies, menjëherë tani, të statusit të vendit kandidat dhe do ta shqyrtojmë këtë përsëri në qershor, gjatë presidencës greke”, ka thënë ai. Sigurisht kjo do të varet edhe nga zgjedhjet europiane të muajit maj, por edhe nga situata politike në Shqipëri, të cilës edhe aktualisht nuk i mungojnë elementë të konfliktit.

Më shumë në: http://top-channel.tv/artikull.php?id=270470

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.