Shënim: Terri financiar i Ministrisë së Financave

Postuar në 07 Janar, 2014 05:22

Një nga premtimet e mëdha të qeverisë “Rama”, kur filloi punë, ishte transparenca e plotë e saj ndaj publikut. Ndërkohë që ndonjë ministri, si për shembull Ministria e Brendshme, ka publikuar të dhëna të hollësishme çdo muaj, disa të tjera, si për shembull Ministria e Financave, e kanë lënë publikun në terr në lidhje me të dhënat e aktivitetit të tyre.

Kështu, në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë së Financave, nuk është publikuar ende buxheti i shtetit për vitin 2014 (i cili u aprovua në 28 dhjetor 2013). Treguesit fiskalë sipas buxhetit të konsoliduar nuk janë përditësuar nga prilli i 2013-ës; Buletini Fiskal nuk është përditësuar nga marsi i 2013-ës; Treguesit e borxhit publik nuk janë përditësuar nga shtatori i 2013-ës.

E.Zaloshnja

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.