Përmbarimi nxjerr jashtë Ministrinë e Mjedisit, godinës i del pronari

Ministria e Mjedisit nuk ka mjedis ku të ushtrojë aktivitetin e vet dhe rrezikon të mbetet në mes të katër rrugëve. Një urdhër i zyrës së Përmbarimit detyron këtë dikaster që të lirojë ambjentet pasi godina në rrugën e Durrësit ku është strehuar kjo ministri është pronë e disa personave që u është rikthyer si pronë e ligjshme. Lajmin e bëri të ditur vetë ministri i Mjedisit Lefter Koka gjatë emisionit DEBATI NE CHANNEL ONE të gazetarit Roland Qafoku. I ftuar në emisionin e të hënës për problemet e mjedisit në vend, Koka nënvizoi se përpos shumë e shumë problemeve të hasura, vetë ministria e Mjedisit nuk ka mjedis për të ushtruar punën e saj. Sipas Kokës “është çështje ditësh që do të lirojmë këtë godinë por më e vështirë se kaq është se nuk dihet se ku do të instalohet kjo ministri”. Në fakt godina ku është ministria e Mjedisit është nga selitë më të reja që qeveria shqiptare ka marrë si pjesë e aktiviteteve të saj. Dikur në këtë godinë ka qënë profektura e Tiranës dhe më pas u rikonstruktua për të qenë ministri e Mjedisit. Por sipas një vendimi të gjykatës godina ka pronarë të ligjshëm dhe ky objekt duhet të lirohet dhe t'u kalojë në pronësi pikërisht atyre. Pavarësisht se shteti ka harxhuar miliona për rikonstruksion dhe rregullime të ambjenteve përreth, ato para janë të hedhura kot. Tashmë po këtij shteti i duhet të sigurojë para të tjera në mos për një godinë të re, për rikonstruksionin e një godine tjetër pa përmendur këtu instalimet e brendshme që janë shumë herë më të kushtueshme se sa rikonstruksioni vetëm i godinës.
Re.Pu.
Comments
Nuk eshte naj hall i madh. Ka
<p>Nuk eshte naj hall i madh. Ka vend plot Teri ke pallatet e tij ne Durres per me nxjerr dy kate per Ministrine e vet. Biles dhe me pamje nga deti ose ke pistat e tij ne det (qe i ka me leje te rregullta sigurisht).</p>
Add new comment