"Dhuratat i pranon edhe mbreti". Por jo taksat...

Postuar në 09 Janar, 2014 13:01

Kurora spanjolle është përfshirë së fundmi nga një çështje evazioni fiskal që mund të konsiderohet fare mirë një skandal. Vajza më e vogël e mbretit Huan Karlos, Princesha Kristina është akuzuar për mashtrim me taksat dhe pastrim parash, dy akuza shumë të rënda këto. Ajo është thirrur në gjyq në datën 8 mars për këtë çështje e cila doli në dritë pas një hetimi të thellë. Në fakt akuzat lidhen me burrin e Kristinës, hendbollistin olimpik Inaki Urdangarian, i cili akuzohet se ka shpërdoruar 6 milionë euro nga fondet publike përmes fondacionit të tij të bamirësisë. Përveç cinizmit të shpërdorimit në emër të bamirësisë, është edhe statusi i tij/saj ai që nxit ndër të tjera kureshtjen. Si ka mundësi vallë që evazioni të lindë si mendim edhe në kokën e familjeve me gjak blu? Aq më keq pastaj pastrimi i parave. Të jetë kriza një arsye? Ndoshta, por fakt interesant është gjithsesi se në vende si Spanja, hetimi nuk lë jashtë as familjet mbretërore, edhe ato si Burbonët që sipas “Time”, “po sillen keq”.

Më shumë në: http://world.time.com/2014/01/08/bourbons-behaving-badly-how-the-spanish-royals-got-into-trouble/?iid=gs-main-lead

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.