Radikalizmi fetar, rreziku kryesor për Kosovën. Zv. ministri i Jashtëm Selimi: “Nëse kalohet në dhunë fizike, humbasim integrimin”

Postuar në 09 Janar, 2014 14:14

Zv.ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi ka deklaruar sot se rreziku kryesor afatgjatë për interesat nacionale të saj është radikalizmi fetar. Ai ka shpjeguar se kjo dukuri ka ecur në dy shina: në atë propagandistike, e pompuar me forcë nga Serbia që nga fundi i viteve ’80 dhe në atë reale, duke patur parasysh realitetin e përditshëm në Kosovë. “Radikalizmi fetar është problemi numër një dhe rreziku më i madh për interesa nacionale në afat të gjatë. Korrupsioni dhe krimi i organizuar është problem po ashtu i madh për të gjitha vendet e Ballkanit, por te ne ekziston edhe elementi shtesë që përdoret si propagandë armiqësore kundër Kosovës, se kinse jemi trevë e pëlleshme për terrorizëm dhe radikalizëm fetar”, ka thënë Selimi. Sipas tij, këto shfaqje janë ende jo shumë të ekspozuara, por mund të vihet re një përparim konstant. Ai ka shtuar se nëse thirrjet e sotme verbale të disa imamëve apo intelektualëve shndërrohen në dhunë fizike, atëherë Kosova rrezikon integrimin në Europë. “nëse veprimet e urrejtjes verbale që dëgjohen nga disa imamë dhe të ashtuquajtur intelektualë përshkallëzohen dhe shndërrohen në dhunë fizike, atëherë shumë shtete evropiane që kanë një peizazh politik edhe parti me pikëpamje djathtiste dhe antagoniste me Islamin politik, thjesht do të refuzojnë të aprovojnë hapat e mëtutjeshëm të integrimeve evropiane”, është shprehur Selimi.

Më shumë në: http://zeri.info/artikulli/24478/selimi-radikalizmi-fetar-rreziku-me-i-madh-i-interesave-nacional

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.