Takimi Qose-Krasniqi dhe një pyetje për autoritetin publik të akademikut

Postuar në 09 Janar, 2014 11:45

Takimi i Rexhep Qoses me imamin Shefqet Krasniqi dhe vlerësimet që akademiku i bëri klerikut si një njeri që kontribuon për vlerat kombëtare nuk ka kaluar pa reagime në Kosovë. Madje mund të thuhet kjo situatë mund të sjellë relativizmin e autoritetit publik të Qoses, të cilit ndonëse kundërshtarët nuk i kanë munguar, sërish ka patur një vend të veçantë në tribunat shqiptare. Me këtë rast, gazeta “Express” ka bërë një editorial të titulluar “A duhet ta marrim seriozisht më Rexhep Qosen?”, i cili fillon me parashtrim të mitit që rrethon figurën e Rexhep Qoses dhe vazhdon me disa argumentime që synojnë të nxjerrin në dritë faktin se lëvizjet e akademikut kanë qenë në të vërtetë të udhëhequra nga interesi personal. “Ju mund të habiteni nëse dëgjoni se betejat e tij, Qosja i ka filluar diku në vitet ‘70 gjatë viteve të sistemit monist, por mos mendoni se ato kanë qenë beteja kundër pushtetit të atëhershëm. Natyrisht profesori kishte zgjedhur kundërshtarë më të vegjël për të qëruar hesapet. Për pushtetin vetëm lëvdata , përfshirë edhe figurën e Titos, të cilën e kishte ngritur në superlativ. Egocentrizmin e tij Qosja nuk e ka fshehur as në raste tjera. Siç dihet ai ka qenë pjesë e përballjeve të famshme me shkrimtarë serbë në fund të viteve 80'.  Por për këto përballje në të cilat kanë marrë pjesë shumë intelektualë dhe shkrimtarë kosovarë, Qosja shpesh di ta potencojë vetëm vetën”, shkruan “Express”. Artikulli e shtrin argumentin edhe në përfshirjen e Qoses në debatet brenda Shqipërisë, me sulmet që i ka bërë Ismail Kadaresë apo Sali Berishës, të cilat ndonëse legjitime si polemika në vetvete, të para nga optika e gazetës shtrojnë problemin e arsyes së vërtetë të tyre. E që duket se është protagonizmi. Në këtë kuadër vlerësimi i një figure kontroverse si Shefqet Krasniqi, ka shërbyer si grepi për të “zbuluar” akademikun, apo të paktën për ta kapur atë në flagrancën e inkoherencës sa kohë që sulmon njerëz si Kadare dhe vlerëson një klerik të shumëdiskutuar. “A nuk është pak e çuditshme që të shpallësh armiq dhe tradhtarë Ibrahim Rugovën, Sali Berishën, Ismail Kadarenë , Rexhep Ismailin, Shkëlzen Maliqin e t'i thurësh elozhe Shefqet Krasniqit?”, shkruhet në editorial. Vështirë të thuhet nëse pas këtij editoriali duhen parë arsye politike, por fakt është se kritika e Qoses ndaj Berishës dhe Rugovës ka ndikuar jo pak opinionin. Pra kanë përftuar vlerë politike.

Më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,15,131147

s.z

Comments

Submitted by Delli USA (not verified) on

<p>Qendrimi i Qoses karshi Saliut mjafton qe ai te vleresohet maksimalisht nga shqiptaret.Mos te harrojme se Kadare dhe kur Saliu dogji Shqiperine ne 1997-en jo vetem nuk e denoj por perkundrazi ja vuri fajin popullit,ose vulgut sic u shpreh ai.Kur Saliu ne 21 Janar vrau 4 qytetar te pafajshem Qosja e denoj qe ne kryeteheres,kurse Kadare ja futi gjumit pa e prishur terezine,keto pra jan momentet ku behen dallimet e dy personaliteteve te letrave shqip.</p>

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Ka ardhur koha qe ky njeri (Qosja) te ridimensionohet per ate cka vlen me te vertete, dmth pothuajse kurgje....</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.