Në Angli të gjithë i kanë sytë tek ‘the teenager’: Adnan Januzaj

Postuar në 12 Janar, 2014 03:18

Traineri David Moyes po kritikohet nga të gjitha anët, por në shtëpinë e Manchester United-it e kanë një ngushëllim. Vetë David Moyes e ka një ngushëllim, gjithashtu. Quhet Adnan Januzaj, për të cilin lëvdatat nuk kanë të sosur. Pas ndeshjes kundër skuadrës ‘Swansea’ (e dyta ndeshje me këtë skuadër brenda një jave), që djajtë e kuq e fituan me rezultatin 2-0, të gjithë flasin për Januzajn.

Moyes, i ekzaltuar prej faktit që Januzaj dha kontributin e tij në të dy golat e shënuar, shprehet: “Adnani mund të luajë në të gjithë pozicionet… ai nuk është një djalë i trazuar e nervoz. Përkundrazi. Dhe ai është duke bërë progres çdo ditë. Në këtë ecuri i bëhet krah talenti dhe aftësitë e tij. Unë jam i sigurtë se në harkun e një kohe të shkurtër ai do të provojë se vendin e ka mes më të mirëve.”

Pritet se ç’do të bëjë Januzaj ndeshjen tjetër, pas një jave, me Chelsea-n. Manchester United i ka varur të gjitha shpresat tek “the teenager”. Do t’ia dalë ky i fundit ta mbajë gjithë këtë ngarkesë gjatë javës, e sidomos gjatë ndeshjes me skuadrën e Mourinho-s?

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.