Arkiv-Lajme

Një panoramë mbi debatin mes kineastëve. Saimir Kumbaro: “Bordi i QKK-së është i degjeneruar”. Çashku: “Prokuroria të hapë çështjen për Kinostudion”. Ministrja: “Nuk ka njerëz jashtë klaneve”.

Postuar në 15 Janar, 2014 04:20

Kineastët shqiptarë janë mbledhur dje për të diskutuar mbi filmin shqiptar dhe çfarë duhet bërë për ta përmirësuar atë. Por siç njofton “Gazeta Shqiptare” debatet në këtë takim nuk kanë qenë të pakta. Regjisorët janë ankuar kryesisht për ligjin dhe për buxhetin. Nga ana e saj ministrja Mirela Kumbaro ka deklaruar se asnjëherë fondet shtetërore nuk mjaftojnë, por kjo qasje e saj nuk është pranuar nga të gjithë. Çështja e buxhetit ka zënë vend kryesor në debat.

Me gjoba të papaguara edhe politikanët. “GSH” publikon 10 emra

Postuar në 15 Janar, 2014 03:10

Lajmi që autobusi me të cilin qeveria udhëtoi drejt Kosovës, kishte një gjobë të papaguar, duket se ka shtyrë gazetarët të kërkojnë për mospagimin e gjobave edhe nga qeveritarët. Dhe nuk mungojnë disa prej tyre si debitorë. “Gazeta Shqiptare” publikon sot emrat e disa politikanëve që nuk kanë paguar gjobat e qarkullimit rrugor:

Erjon Veliaj               8 gjoba

Damian Gjiknuri         5 gjoba

Ilirjan Celibashi          6 gjoba

Arben Ahmetaj          4 gjoba           

E. Haxhinasto            1 gjobë

Ridvan Bode              4 gjoba

Administrata publike, ministritë prezantojnë strukturat e reja. Largime në disa ministri. Bylykbashi: “Çdo punësim pas 1 janarit, nul”

Postuar në 15 Janar, 2014 03:00

Çështja e punësimit në administratë mbetet një problem që nuk po merr zgjidhjen e duhur nga asnjë qeveri. Sot gazetat i kanë kushtuar rëndësi kësaj çështjeje. Kështu gazeta “Mapo” citonte deputetin demokrat, Oerd Bylykbashi, për të cilin çdo punësim në administratë pas 1 janarit është nul. Madje Bylykbashi i bën thirrje drejtoreshës së Deparamentit të Administratës Publike që të mos vijojë me procesin e emërimeve të reja, sepse përndryshe do të përballet me pasoja ligjore.

Reforma në pensione, pensioni social, heqja e kufijve për përfitimin dhe rritja e moshës

Postuar në 15 Janar, 2014 02:47

Së fundmi po diskutohet shumë reforma e skemës së pensioneve. Qeveria madje ka propozuar edhe një pension social, në formën e ndihmës për ata njerëz që kanë nevojë për t’u ndihmuar. Gjithsesi, qeveria nga ana e saj deri më tani është në fushën e propozimeve, teksa pritet që të ngrihet një grup i posaçëm për këtë çështje nën drejtimin e ministrit Erion Veliaj. Cilat janë disa nga propozimet? Për t’iu përgjigjur kësaj, sot gazeta “Shekulli” ka intervistuar një specialist të fushës, Naim Balluku, i cili ka sqaruar idetë që qarkullojnë.

Transporti publik në Maqedoni, diskriminohen 3 mijë shqiptarë

Postuar në 15 Janar, 2014 02:18

Banorët e fshatit Luboten mësohet se prej disa ditësh nuk e gëzojnë më mundësinë për të udhëtuar me transportin publik. Siç bën të ditur gazeta “Zhurnal”, tre mijë banorët me etnitet shqiptar nuk munden të udhëtojnë përmes linjës 47A, e cila i përket ndërmarrjes së transportit publik “Shkupi”. Banorët shprehen se gjatë periudhës kur nxënësit janë në pushim dimëror, autobusi shkon vetëm 5 herë në fshatin Luboten ndërsa sot 2-3 herë, duke qenë linja me më pak udhëtime në kryeqytet.  

Revista Klan vendos në krye të 10 personazheve të vitit, një grua që mëson falas fëmijët e ngujuar

Postuar në 14 Janar, 2014 20:51

Revista Klan ka shpallur në numrin e fundit 10 personazhet e vitit sipas një tradite të konsoliduar të saj prej vitesh, por që tashmë është përhapur e shtrirë në shumë formate mediatike. "Jemi fokusuar tek personazhe që jo thjesht kanë spikatur përmes suksesit personal, por që përmes këtyre arritjeve kanë rrezatuar për mirë edhe mbi shoqërinë shqiptare" - thuhet në hyrje të artikullit të Klanit që e hap renditjen me një mësuese të quajtur Liljana Luani: 

Ekipi në pozitën më të rëndë të 23 viteve, tifozët e Tironës fajësojnë kryebashkiakun Basha

Postuar në 14 Janar, 2014 15:48

Tirana ndodhet në vendin e fundit të Superligës së futbollit shqiptar. Kjo renditje e paprecedentë që i bën të druhen se ekipi mund të pësojë kalvarin që vuajti Partizani për vite të tëra dhe tani Dinamo, ka bërë që mbi 100 tifozë të ekipit të protestojnë pasditen e sotme për gjysmë ore para bashkisë së kryeqytetit. Tifozët kanë akuzuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, si njeriun që ka prishur ekipin e futbollit. Bashkia ka në pronësi klubin, i cili sot ndodhet në pozitën më delikate të këtyre 23 viteve. 

Vijojnë negociatat me Greqinë për toponimet. Edhe Avokati i Popullit del me një propozim

Postuar në 14 Janar, 2014 15:08

Avokati i Popullit, Igli Totozani ka bërë një propozim të ri për zgjidhjen e problemit të toponimeve në pasaportat e shtetasve shqiptarë të cilët hasin pengesa kur kalojnë kufirin me Greqinë. Si shkak për këtë Greqia ka nxjerrë emërtimet administrative në gjuhën shqipe, sidomos për ata qytetarë që kanë lindur në territorin grek, në zonën e Çamërisë, të cilën Greqia nuk e njeh zyrtarisht si toponim.

Xhihadisti kosovar kërkon kokën e gjeneralit amerikan

Postuar në 14 Janar, 2014 12:43

Lavdrim Muhaxheri, njëri ndër xhihadistët e parë që ka dalë me video publike dhe ka ftuar kosovarët që të shkojnë e të luftojnë në Siri, është bërë sërish protagonist i mediave online me një thirrje të re, që u bën me dije skeptikëve se “nëse besoni se myslimanët po luftojnë mes vete, e keni shumë gabim”, siç njofton Express i Prishtinës. Dhe për ta përforcuar këtë, ai thotë se xhihadi ka bërë luftë kundër “dyfytyrshëve, mynafikëve që kanë për qëllim ta kënaqin Amerikën”. Në videon e re xhihadisti ka edhe një porosi për një gjeneral amerikan të ushtrisë.

Federatat fantazmë dhe 6.3 mln dollarët, kanë firmosur gjashtë ministra

Postuar në 14 Janar, 2014 11:11

Disa e quajnë skandal, të tjerë shpërdorim detyre. Por kur ish-Ministria e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve shpërndan në tetë vjet 6,3 milionë dollarë nga buxheti për federata të cilat nuk ekzistojnë ligjërisht, atëherë termat pak rendesi kane. Ministria e Arsimit dhe e Sporteve ka dokumentuar gjithçka dhe pritet ta denoncojë në prokurori. Gazeta Dita njofton se nga kontrolli dhe verifikimi dokumentar i kryer, rezulton se përfitues janë të paktën 20 federata sportive të ndryshme, të cilat kanë përfituar pa qenë as të regjistruara në Gjykatë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme