Administrata publike, ministritë prezantojnë strukturat e reja. Largime në disa ministri. Bylykbashi: “Çdo punësim pas 1 janarit, nul”

Postuar në 15 Janar, 2014 03:00

Çështja e punësimit në administratë mbetet një problem që nuk po merr zgjidhjen e duhur nga asnjë qeveri. Sot gazetat i kanë kushtuar rëndësi kësaj çështjeje. Kështu gazeta “Mapo” citonte deputetin demokrat, Oerd Bylykbashi, për të cilin çdo punësim në administratë pas 1 janarit është nul. Madje Bylykbashi i bën thirrje drejtoreshës së Deparamentit të Administratës Publike që të mos vijojë me procesin e emërimeve të reja, sepse përndryshe do të përballet me pasoja ligjore. Ndërkohë që gazeta “Shqip”, ka intervistuar Sabit Brokajn, të cilën e ka edituar me titullin: “Brokaj: Rama të mos i lërë militantët në rrugë, por t’i punësojë”. Po dje, kryeministri ka qenë i pranishëm në hapjen e Zyrës së Punës, të cilën e ka quajtur: “Dallëndyshja e parë”, ndonëse kjo zyrë nuk ka shumë lidhje me administratën publike. Gjithsesi shkurtimet nuk mungojnë. Kështu, sot te gazeta “Shekulli”, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca deklaron se stafi i saj do të reduktohet me 25%. Edhe struktura në Ministrinë e Jashtme, bëhet e ditur se ka patur diku te 40-50 largime, për shkak të strukturës së re. Në çdo rast, problemi do të mbetet në axhendë politike sa kohë që nuk është zbardhur vendimi i Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë që edhe qeveria të reagojë.

s.z  

Comments

Submitted by Gjon (not verified) on

<p>&nbsp;<em> &ldquo;Dallëndyshja e parë&rdquo;</em> ???</p><p>&nbsp;</p><p>Paska qene dallendyshe kamikaze sepse zakonisht dallendyshet shtegtojne ne vendet me te ngrohta e jo ne ato ne mes te dimrit. Rama po behet bajat edhe me keto metaforat qe perdor.</p>

Submitted by ILIRET (not verified) on

<p>&nbsp; C&#39;do punesim mbas 1 janarit nul. Le te punojne . &nbsp;Le ti marin rrogat. PD nuk ja quan...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.