Vijojnë negociatat me Greqinë për toponimet. Edhe Avokati i Popullit del me një propozim

Avokati i Popullit, Igli Totozani ka bërë një propozim të ri për zgjidhjen e problemit të toponimeve në pasaportat e shtetasve shqiptarë të cilët hasin pengesa kur kalojnë kufirin me Greqinë. Si shkak për këtë Greqia ka nxjerrë emërtimet administrative në gjuhën shqipe, sidomos për ata qytetarë që kanë lindur në territorin grek, në zonën e Çamërisë, të cilën Greqia nuk e njeh zyrtarisht si toponim. Lidhur me këtë Totozani propozon një zgjidhje praktike: "Çfarë janë pasaporta të bëra deri më sot me këto probleme dhe defekte, ne i kemi propozuar shtetit shqiptar që të gjendet gjuha e përbashkët me republikën greke, që të vazhdojnë të jenë të vlefshme deri në ditën e mbarimit të afatit të tyre. Në rast të kundërt kostot për pasaportat e reja duhet t'i mbajë shteti shqiptar", tha Totozani. Ndërkohë, "Vizion Plus" citonte sot burime nga Ministria e Jashtme, sipas të cilave dy janë opsionet që po diskutohen: ose ai që toponimet të shkruhen në të dyja gjuhët, për rastet e qytetarëve që kanë lindur në Greqi, ose emërtesa të shkruhet anglisht.
Më shumë në: http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=270858
S.z
Add new comment