Unë Çatin Saraçi, të akuzoj ty Ahmet Zogu si tradhtar të atdheut tënd, si vrasës e hajdut …

Kujtimet e diplomatit dhe ish mikut të ngushtw të Zogut, Catin Saraçi, për vite të tera ishte pranë tij. E përshkruan si njeri brenda të cilit triumfoi përfundimisht e liga. Kurthet, intrigat, vrasjet, përfitimet e frikshme në ryshfete të padëgjuara dhe shitja e një vendi, në rrëfimin e rralle të Saraçit:
Ahmet Zogu, i kurorëzuar me vone mbret i Shqipërisë me lejen e Musolinit, lindi rreth vitit 1893. Asokohe Shqipëria ishte province turke dhe turqit nuk e kishin me detyrim regjistrimin e lindjeve në asnjë vis të perandorisë. Ndërkohë që të krishterët shqiptare regjistroheshin në librin e kishës, krahina e Zogut nuk e njihte këtë lloj regjistrimi sepse ishte kthyer en bloc në fenë muhamedane në vitin 1851. Kur mbushi tete vjeç, Zogu u dërgua në Kostandinopoje ku kreu shkollën fillore dhe mësoi turqisht në mejtep. Gjate gjithë jetës se tij, Zogu ka kryer vetëm këto tri klase shkolle: Nga Shqipëria kishte marre me vete një tutor, Abdurrahman Krosi (Lale Krosi), njeri krejt analfabet, bëmat dhe krimet e të cilit nuk lënë pa prekur as njerëzit e familjes (dihet se cyti vrasësit e të vëllait). Saraçi saktëson se ngaqë nuk e mësoi kurrë gramatikën e shqipes, Zogu nuk ia ka shkruar kurrë njeriu asnjë letër me dorën e vet, por i ka diktuar ato.
Në vitin 1917, kur ndodhej në Vjene me studime pas një burse të qeverise austriake, ndodhi dhe takimi i pare i Catinit me Ahmetin. Atëherë Austria ndihmonte në arsimim një grusht shqiptaresh të spikatur, pasi kishte plane për këtë vend të vogël. Ndërsa mbi dy të tretat e Shqipërisë ndodheshin nen pushtimin austriak, 70 kryetare fisesh u nisen në Vjene t’i paraqesin nderimet Kajzerit, mes tyre dhe Zogu. “Me lanë përshtypje të thelle fjalët patriotike që dilnin nga goja e një muhamedani shqiptar”, thotë për Zogun Saraçi. Takimi i dyte tre vjet me vone në Tirane, e bindi Saraçin se një njeri me entuziazëm të tille i duhej Shqipërisë, ndaj “u betova ta ndihmoj me mish e me shpirt”. Dhe viti 1920 e gjen Shqipërinë me këtë pasqyre politike: Klasa sunduese ishin bejlerët, ndërsa Zogu ishte në opozite, i përkrahur nga rinia.
“Ai ishte tipi ideal për udhëheqje, po të kemi parasysh se asnjë katolik nuk mund ta reformonte vendin pa shkaktuar një konflikt serioz fetar”. Saraçi vuri re se si kryeministër, Zogu mori disa reforma drastike duke tronditur keqaz doket kanceroze aziatike: I ktheu varrezat muhamedane në parqe, u dha mundësinë grave myslimane të merrnin iniciativën në duar, ndaloi me ligj poligaminë, fete nuk duhej të përziheshin në punët e shtetit. “Atëherë vendosa të predikoj për të në zonën e Shkodrës, ku Zogu njihej shume pak”, thotë Saraçi, duke shtuar se qyteti i tij i lindjes ishte de fakto kryeqytet për Shqipërinë e vogël. Por këtu mbarojnë përshtypjet e tij të mira për Ahmetin, i cili të vetmen histori që kishte mësuar edhe në detajet më të hollësishme, ishte ajo e Napoleon Bonapartit.
Ja si e përshkruan Catin Saraçi situatën e nxehte të viteve 1922-1924, e papërsëritshme në historinë shqiptare qofte dhe për faktin se mes vrasjesh e betejash politike, mori jete foshnja e parlamentarizmit shqiptar: Shefqet bej Verlaci ishte kryetari i shtetit skeletik shqiptar. Çifligari me i madh i vendit me mbi 40 mije ha toke të punueshme në Shqipërinë e jugut pa llogaritur sipërfaqet e shitura, ai kishte gjithmonë njerëz të gatshëm për ta ndjekur. Zogut i duhej kjo force, ndaj në 1923-shin fejohet me vajzën e Verlacit. Pas kësaj, ky i fundit i jep gjithë votat e përkrahësve në parlament dhe stabilizon situatën e dobët financiare të dhëndrit duke i paguar rreth 18 mije paunde (Saraçi flet gjithmonë me monedhën britanike). Një vit me vonë, Zogu kryeministër plagoset nga Beqir Valteri dhe si i pamundur për disa jave, ia delegon pushtetin vjehrrit. Ndërkaq, thurr planin me ndihmën e përhershme të Lale Krosit dhe kryen shpagimin e gjakut duke vrare Avni Rustemin, pa llogaritur ndoshta se me këtë do të ndizte revolucionin. I lutet vjehrrit ta ndihmoje në konflikt me të holla e njerëz, por Shefqet beu që nuhat rrezikshmërinë e situatës, rreket për kompromis me kryengritësit nga frika e humbjes se pasurisë. “Atëherë ne morëm rrugët dhe u larguam, ndërsa kur Zogu hyri pas gjashte muajsh triumfator në Tirane, e la mënjanë Vërlacin, duke ia kthyer edhe 10 mijë paundet e dhëna nga ish vjehrri pas fejesës”.
Sa për përgatitjet e rikthimit, përveç faktit të njohur se Ahmet Zogu u ndihmua nga kryeministri serb Pashic me të holla (250 mije paunde) e njerëz, duke i falur në këmbim Jugosllavisë kullotat e pasura të Vermoshit dhe Shën Naumin, Saraçi nënvizon se ajka e ushtrisë se “Legalitetit” ishin rreth 500 oficere bjelloruse nga mbeturinat e Vrangelit që u thyen nga Ushtria e Kuqe, eksperte në luftimet frontale dhe në armët automatike. Këta udhëhiqnin rreth 5 mije shqiptare të Kosovës, të cilët marshuan drejt një kundërshtari po aq të forte, por të pajisur keq. Dinakëria e Zogut inicioi edhe një lëvizje mashtruese për qeverinë e Fan Nolit. Ai bashke me shpurën e vet, bene një udhëtim çoroditës nga Beogradi në Vjene e në Prage, për të dhëne idenë e ikjes. Në Vjene gjeti dhe bukuroshen Francy, e cila për ca kohe me pas, jetoi si mantenute në Tirane, ku pat ardhur me dy valixhe të vogla dhe u largua me dy kamionë plot baule të reja dhe një dore të mirë parash.
Hapat e pare të Ahmet Zogut pas fitores? “Shpallja e vetes president e më pas mbret me bekimin e Italisë, eliminimi sistematik i armiqve politike dhe marrja e masave për t’u rrethuar gjithmonë e me tepër nga një bande njerëzish injorante e analfabete që e lëvdonin ore e çast, kryenin çdo porosi dhe vidhnin pa pushim shtetin”. Të cilët përshkruhen kështu nga Zogu në një rrëfim intim: “Ky është cirku im. Ajo çfarë ata dine ose ndjejnë nuk më intereson hiçfare. Për aq kohe sa i nënshtrohen kamxhikut tim dhe nuk hedhin vickla, unë jam i kënaqur me ta dhe i mbaj”.
Megjithatë, me Catin Saraçin dhe Jak Kocin, Ahmet Zogu do të ruante një marrëdhënie të veçantë. E kërkonte mendimin dhe këshillën e tyre, paçka se shume here dëgjonte prej tyre kritika. Por sipas Saraçit, dy ishin synimet e tij të fshehta dhe finale: Të pasurohej sa me shpejt dhe sa me shume, dhe të shtypte e poshtëronte çdo atdhetar e patriot me mjetet e pushtetit. Nga ana tjetër, Zogu nuk hezitoi aspak ta vinte vendin nen zgjedhën e ekonomike italiane me Traktatin e pare të Tiranes, me dekretin për krijimin e Bankës Kombëtare të Shqipërisë me kapital italian (duke ia nënshtruar fqinjit të madh gjithë jetën ekonomike e financiare në vendit), me firmosjen e borxhit prej 50 milionë franga ari në këmbim të ndërtimit nga italianet të porteve e rrugëve strategjike që do përgatisnin pushtimin e Shqipërisë po prej tyre, me Traktatin e dyte të Tiranes etj.
Dhe vijojnë dëshmitë tronditëse të Catin Saraçit: Ahmet Zogu jo vetëm që ka marre mite (ryshfet), por në çdo rast ishte ai vete që përcaktonte sasinë që i duhej. I pajisur me pasaporte diplomatike dhe dokumente extra, tutori i moshuar i Zogut largohej nga vendi me kamionë të ngarkuar me valute, i shoqëruar nga roje të armatosura. Këto udhëtime kryheshin rregullisht kurdoherë që Zogu kishte hedhur nënshkrimin mbi ndonjë akt të ri, ndërsa itinerari i rëndomtë ishte: Durrës-Bari, e prej andej në Gjeneve të Zvicrës. Sapo paratë siguroheshin në një banke të huaj, përcillej urdhër me shkrim që të transferoheshin në një vend edhe më të sigurte se i pari. “Për rrjedhoje, pjesa me e madhe e këtyre parave gjendet në Lloyd’s Bankë të Londrës. Unë vete me dorën time, kam shkruar një sere urdhrash të kësaj natyre si dhe i kam ardhur në ndihme tutorit analfabet për të mbërritur në kufi në Zvicrën”, shkruan Catin Saraçi. I cili shton se si tutori Lale Krosi, edhe Zogu, i kishin thënë se në ato kamiona ndodheshin dokumente shtetërore me rendësi jetike, “çka unë fillimisht e besoja”. Dhe paratë shtese përfitoheshin në njëmijë mënyra, përveç rrogës zyrtare prej 35 mije paundesh në vit. një shembull: Rrogat e 5 mije mercenareve që e sollën në pushtet, vileshin rregullisht në çdo fundmuaji nga Zogu, pavarësisht se ata ishin larguar shume heret nga Shqipëria. një tjetër shembull i paskrupulltësisë: Zogu-Saraçit, “Catin, ne jemi vend bujqësor pa këmbë kapitalisti, ndaj e kam fjalën të hapim negociata me sovjetiket dhe t’ua përmbushim kërkesat që nuk arritën të realizojnë përmes Fan Nolit. Por me një kusht: Sovjetiket të me paguajnë në dorë 300 mije paunde…” Saraçi nuk e kreu kurrë një negociate të tille, por Zogu kish nevoje për para. Trilloi një histori sikur prijësit e Veriut po rebeloheshin se nuk qenë paguar për ndihmën që i dhanë dhe kërkoi nga italianet 200 mije paund. Por dhe kur i mori paratë, nuk shpërndau asnjë kacidhe.
Shembulli i fundit për sa u përket parave, sepse të tilla Saraçi ka shume, vjen pas krijimit nga italianet të Bankës sonë Kombëtare. Myfit bej Lobohova “gjysme çerkez e gjysme shqiptar”, ishte në atë kohe i falimentuar, dhe dihej nga të gjithë se ky ministër Financash kishte lënë peng gjithë pasurinë për 80 mije luigje ari. “Mbasi statuti i Bankës u miratua, Myfiti jo vetëm që lau gjithë borxhet e veta, por i tepruan para edhe për të blere një alamet pallati në Rome dhe nisi të japë para me interes”. Dhe kur Saraçi merr vesh në Rome se Zogu për këtë rast special kishte përfituar 5 milionë franga ari, niset për Tirane ku pas një bisede të gjate me Zogun, dëgjon nga ky i fundit se kishte marre vetëm dy milionë?!
Një pjese të veçante Catin Saraçi i kushton në dorëshkrimet e veta, eliminimit që Zogu u beri kundërshtarëve të vet. Vrasja e Luigj Gurakuqit në vitin 1925 në Bari të Italisë nga djali i tezes (Balto Stambolla, emrin Saraçi nuk e përmend) i paguar nga Zogu, ndodhi kur vete Catini ishte në Bari, ku sapo kishte marre detyrën e konsullit. Shume zëra ia atribuojnë organizimin e vrasjes vete Catinit, por ja çfare thotë ai: “Ironia është se vrasësi, një dite me pare me takoi në zyrën time duke me thënë se kishte ardhur për të kryer një vepër të madhe patriotike. E njihja mire që nga koha e shkollës, që një aventurier e burracak i pashoq, prandaj dhe nuk e mora mundimin ta lajmëroja udhëheqësin e opozitës, me të cilin vijoja ta mbaja ende marrëdhënie të mira personale. një vit me pare kisha mundur t’i shpëtoja jetën viktimës po në Bari, ndaj ai vete dhe familja me patën shprehur mirënjohjen. Asokohe mendoja se vete Zogu nuk ishte i lidhur direkt me këto gjema”. Pas eliminimit të Gurakuqit, Saraçi niset urgjent për në Tirane, ku gjen Zogun dhe kunatin e tij Ceno Beg Kryeziun (me serb nga vete serbet) shend e vere. Historia vazhdon me vrasjen e Bajram Currit po nga trupat e Ceno Begut, në fakt ushtare serbe të maskuar. Sa i përket Zogut, Saraçi thekson se që kur Bacë Bajrami mori malet me 500 vete, Ahmeti e dinte se nuk kishte ç ’ti bënte sado ushtare të niste, ndaj vendosi ta linte në fatin e vet. Por misionin do ta përmbushte kunati Ceno Beg atëherë ministër i Brendshëm, “ndoshta”, thekson Saraçi, “si pjese e marrëveshjes që ishte bere me Pashiçin për të vrare luftëtarët e Kosovës”. Ironikisht, Ceno Begu e pa me sy shume të keq afrimin e Zogut me Italinë, sepse atij po i minohej misioni projugosllav. një oficer shqiptar i rrëfen Saraçit se Ceno ishte shprehur në rreth të ngushte për “tradhtinë e Zogut ndaj miqve që e ndihmuan”. Catini ia shtie në vesh Ahmetit dhe pas kësaj Ceno Begu ballafaqohet koke me koke me Zogun. Rezultati: Ftohja përfundimtare, aq sa Ceno filloi të ruhej me roje të armatosur nga frika e kunatit. Më pas largohet nga Shqipëria drejt Pragës si ambasador, por me 14 tetor 1927 qëllohet për vdekje në kafe Passage nga studenti shqiptar 23 vjeç, i quajtur Alqiviadh Bebi prej Elbasani. Vrasësi nuk tregoi asgjë, por Catini vjen nga Vjena në Prage për të asistuar bash në deklaratën e vëllait të Cenos, Gani beg Kryeziu, që sapo kishte ardhur nga Beogradi, para kufomës se byrazerit: “Zogu ka për ta paguar këtë një dite”.
Catin Saraçi flet për shume çështje të errëta apo të ditura të jetës se Zogut. Flet dhe për personazhin enigmatik Jak Koci, “një nga mendjet me të zhdërvjellëta të vendit tone, ndonëse makiavelist e ndjekës fanatik”. Treshja Zogu-Koci-Saraçi kishin rene dakord për punët e tyre të ardhshme t’i ndanin fitimet 20%-Jaku, 10%-Catini dhe pjesa tjetër, Ahmeti. Por Zogu gjithmonë i fshihte përfitimet për të mos u lënë pjese dy aventuriereve të tjerë, çka inicioi edhe një sherr mes Jakut dhe Zogut. Sa për martesën e famshme të Ahmet Zogut, ajo nisi si dëshirë për t’u martuar me bijën e mbretit Viktor Emanueli III, kërkesë që i gajasi hierarket e larte fashiste dhe mikun e ngushte të Saraçit, nënsekretarin fashist për Kolonitë Alessandro Lessona, një mik i ngushte i Musolinit. Ky i fundit i raporton Duçes se “maloku analfabet na dashka nuse të larte”, vijon një refuzim dëshpërues për Zogun, pastaj kohe me vone nisin tratativat që bitisen me princeshën hungareze Aponnyi.
Libri që përftohet prej shkrimeve të Catin Saraçit, është i papërfunduar ndërsa shënimet e fundit duhet të jene aty rreth vitit 1940. Në fakt, disa prej temave që ai nuk i shtjelloi dot, janë tejet intriguese: Zogu si oficer austriak, Zogu i internuar në Vjene, Vrasja e Esat pashës, Vrasja e Avni Rustemit, Gjithë Shqipëria kundër Zogut, Zogu merr 250 mije sterlina për grushtin e shtetit, Veprat kriminale të motrave të Zogut, Lessona na dorëzon 5 milionë lira të mbyllura në valixhe, Mita e dyte prej 10 milionë frangash ari, Revolta e pare kundër Zogut, Vrasja e Hasan Prishtinës, Kriza e parë nervore e Zogut etj etj. për Aurel Plasarin, autorin e parathënies se librit, është për të ardhur keq që këto çështje nuk u shtjelluan. Por konkluzioni i këtij libri, paçka se të pambaruar, është i vete Saraçit: Mustafa Qemali, ishte shqiptari që shpëtoi kombin turk, ashtu si Ahmet Zogu, një mendësi anadollake që shkatërroi Shqipërinë.
“Unë Catin Saraçi, të akuzoj ty Ahmet Zogu si tradhtar të atdheut tënd, si vrasës e hajdut. Shqipëria ka pare pushtues edhe me të fuqishëm se këta të sotmit. Do të ikin edhe këta, por emri yt s’ka për të figuruar gjëkundi. Synimi i kësaj letre është të të paralajmëroje për here të fundit të mos ngatërrohesh më me Shqipërinë, ndryshe do të detyrohem t’u tregoj diçka me shume francezeve dhe anglezeve. Bankënotat false që më dhe si dhe letrat e tua të fundit, po i ruaj si dokument i pandershmërisë sate…
Catin Paskal Saraçi, London, 21 A.Stratford Rd.” Marre nga
http://lajme.dervina.com/archive/8832-3121:610/Ish-miku-dhe-keshilltari-i-Ahmet-Bej-Zogut–%E2%80%9CUNE-CATIN-SARACI-TE-AKUZOJ-TY-AHMET-ZOGU-SI-TRADHTAR-TE-ATDHEUT-TEND-SI-VRASES-E-HAJDUT–%E2%80%9D.htm
Përgatitur nga Alqi Koçijko
Comments
Nuk e kuptoj gjithe kete zell

Nuk e kuptoj gjithe kete zell ne "rehabilitimit" te çatin Saraçit.

çatini si konsull perfaqson "Mbretnine e Shqypnise" neper europe ,pra eshte perfaqesuesi i mbretit "injorant","vrases" e "hajdut" e kur mbaron loja nis e e shan!

Eshte vetem nje "nga mijra" shqiptaret qe nderrojne flamujt simbas interesave.

Ai vete na e tregoka edhe sa paska qene perqindja(10%) e tij ne hajnite me Zogun e ne saje te ketyre vjedhjeve ka mundur te bente jeten mondane qe beri deri ne fund te diteve te tij.

Ky eshte thelbi : ky njeri qe po na shan Zogun ka jetuar me paret e Zogut ne Londer deti ne 1974!

Ne Barin e 1925 -ses ku konsull ishte çatini (me detyren te mbante nen vezhgim te ikurit e opozites) kusheriri i çatinit ,Baltjon Stambolla vret GURAKUQIN pas nje darke te vobeket me buke e çaj !

Ish ministri i financave "Gurakuqi" i kishte kepucet e veta me bira kur e vrane nderhohe qe çatini kishte depozita bankare ku derdhte fitimet e te vetmit profesion qe kishte "Perfaqesues i Zogut" neper bote!

delirant

delirant

keto dokumente historike per

keto dokumente historike per figuren e zogut duhet te futen ne historine e shqiperise,keshtu i madh e i vogel te dijne se cfare"mbreti te vetshpallur"ka pasur shqiperia dhe te distancohen totalisht si politikanet dhe populli per "ngritjen" e figures se hajdutit zog!

Mjere historigrafet tane nese

Mjere historigrafet tane nese kane mberrite deri ne ate grade sa te thithin prej "pallavrave" te çatinit!

çatin Saraçi me mendesine e "hajdutit ordiner" shan ortakun e vet !

Duhet te jesh ne "pozite morale" kur sulmon imoralitetin e dikujt!

Eshte sikur Reis Malile apo Abdi Baleta te na tregojne kush ishte Enveri!

Deshmite e ketij

Deshmite e ketij bashkepunetori ne punet e pista te Zogut kane vlere, sepse mbeshtesin akuzat qe i jane bere Zogut nga kundershtaret politike. Leksionet e moralitetit i japin shkrimtaret, filozofet dhe kleriket. Historiani ka per detyre te zbuloje se cfare ka ndodhur ne te shkuaren duke u mbeshtetur ne sa me shume burime te pavarura. Kaq.

Mund te jene edhe deshmi te

Mund te jene edhe deshmi te rreme!

Pastaj, shkrimtar mund te behet kushdo edhe nje person i keq.

E vetmja gje qe mund te me mbushi mendjem mua qe keto te thena jane te verteta, jane dokumenta bankare nga Zvicera apo Anglia qe te vertetojne levizje te tilla parashë.

Keto qe thote ky Catini jane

Keto qe thote ky Catini jane plotesisht te sakta dhe ja ku duket ---Zogu u lidh me Italine e cila ishte superfuqi atehere ,--dhe gjithe parate qe merte nga Italia Zogu i fuste ne xhep , dhe nuk i investonte per te zhvilluar Shqiperine

--Sikur Zogu te bente investime me parate e italianeve ne Shqiperi , Shqiperia do ishte vend i lulezuar -ndersa shqiptaret ne kohe te Zogut vdisnin per nje aspirine --Malraja bente kerdine --Zogu sikur te kekront endihmen e itlaianeve per te bere tharjen e kenetave , do ishte i nderuar , se do permiresonte jeten e Shqiptareve ne menyre rrenjesore

Te gjitha keto qe thote ky Catini pepruthen me ato qe thote Noli

Biles Zogu erdhi edhe ketu ne USA, thote nje historian amerikan bleu nje siperfaqe shume te madhe toke ne Staten Island ku toka eshte shume shtrenjte , por e humbi ate toke , sepse nuk ditne te investonte --Ishte komplet injorant

Edhe shume antishqiptar ishte Zogu --Dihet qe ai erdhi ndihmuar nga Jugosllavet per te permbysur Nolin--Ishte tamam bastard , pranonte te bente gjakederdhje ne popull vetem e vetem qe ai te merte pushtetin.....

Zogu ka qene nje turp kombetar --dhe eshte pllotesisht e vertete kjo qe thote zoteria se Zogu shkaterroi Shqiperine --

Po te qendronte Noli ne krye te Shqiperise , vendi yne do zhvillohej shume ne drejtim te kultures dhe ekonomise --Ndersa Zogu ishte nje lopcar qe e kishte mendjen vetem per te vjedhur dhe per te vrare..........tamam nje Tradhetar Plackites -

-Sic jane keta politkanet e sotem qe vjedhin dhe shesin interesat e Shqiperise tek greku --Prandaj edhe e duan Zogun keta

Mo daku ne besum Salin qi o

Mo daku ne besum Salin qi o demokrat, e jo mo Catin Saracin. Ene Saliu ngrohej ke oxhaku i Enverit, ene sot na thot sesa i tmerrshem ishte, e si e permysi.

çatini Saraçi pra nuk mund te

çatini Saraçi pra nuk mund te konsiderohet si "burim i pavarur" ngaqe ka marre rroge prej Zogut e ka vu pasuri duke vjedhe per hesap te tij e çka eshte ma e keqja duke u ba "kodoshi" i Zogollit ne vrasjen e Gurakuqit.

Ty po te pelqen çka shkruan çatini se shan zogun ne keto rreshta duke harruar se i ka thurur lavde gjate mbretnise!

A e mban mend Driteroin kur vajtonte : Falem Enver qe fryme dot s'te dhashe. Nga kjo fryme e gjalle e gjoksit tim!

E njejta gje !

Koherenca nuk eshte per “pehlivana”!

shume e drejte

shume e drejte

Shen naumi , vermoshi,toka

Shen naumi , vermoshi,toka shqipetare te shitura sllavit tregojne kush eshte zogu , pelivanet dalin e flasin por historia flet me ndodhi te vertetuara...

Punë cubash ! Catin Saraçi

Punë cubash !

Catin Saraçi eshte nje nga fytyrat më të zeza te regjimit te satrapit Zog.

Ai, dhe Zogu vetë, jane plehra, ashtu siç ishte Enver Hoxha. Ashtu siç janë edhe keta të sotmit, që vetëm punë të liga dinë të bëjnë.

Plehra, qe hane buken e te

Plehra, qe hane buken e te dhjesin kupen, kalojne lumin, vrasin kalin. Kwshtu jane kalemxhinjte tane te zinj. As e kam arritur Zogun dhe as e kam njohur dhe nuk kam shume interes per te, por habitem me ne shqiptaret mosmirenjohes e bukeshkale.

Çudi pse ne Shqiperi kane

Çudi pse ne Shqiperi kane filluar te botohen kaq shume libra kunder figurave te Kombit, si Skenderbeu e Zogu?!...Dhe jane pothuajse i njejti grup perkthyesish, botuesish, shkruesish paratheniesh, nje grup mesomoshe?! Ata qofshin, shebyes qofshin per jete te jeteve!

Edhe pse Saraçi ka qene nen

Edhe pse Saraçi ka qene nen hyqmin e Zogut ,letrat nuk jane shkruar nga ndokush tjeter ,por nga vet ai ,le te dihen edhe opinionet e tij dhe çdo gje tjeter qe lidhet me histori te dokumentuara.Publiku nuk do te gjykoje me trute e askujt tjeter ,perveçse me trute e tij ,prandaj le ti dije dhe le ta "prese vete fustanin" per Zogun dhe per kedo tjeter .

Ka ngjashmeri ne zhvillimet politike ,dhe thuajse perseritje ,sa me shume te publikohen te dhena aq me teper hapen syte

Detyra qe i ka vene vehtes siti dhe mundesite qe jane krijuar per informimin publik duhen shfrytezuar plotesisht .

Persa i perket

Persa i perket parave edhe Eqrem Vlora deshmon per kete pasion te Zogut.

Po keshtu dhe italianet kane dhene deshmi per marreveshjet me te dhe parat e dhena qe te kishin favore e koncesione. Jane deshmi zyrtare

Dihet qe Zogu u aratis pa shkrep nje pushke dhe me florinjte e shqiptareve, qe deshte ti perdorte per rezistence ndaj okupatorit, cka nuk e beri asnjehere.

Dhe q eka vrare kundershtaret politik kjo dihet: Bajram Currin, Avni Rustemin, Luigj Gurakuqin e te tjere (nuk mund ti nderojme te dy palet: dhe viktimat dhe dhe vrasesit). Nje vrases as nuk respektohet e as nuk nderohet. Zogu sigurisht qe eshte pjese e historise shqiptare si shume keqberes te tjere(Enveri, Fatosi, Saliu....) . Ate e mburrin ata qe perdorin metodat e tij dhe ata qe duan te perfitojne nen emrin dhe hijen e tij.

ka nje ngjashmeri te madhe

ka nje ngjashmeri te madhe mes veprimeve te Zogut dhe Berishes!

nuk eshte e rastesishme qe nje nga bulevardet kryesore ne Tirane,mban emrin e tij,kurse patriotet shqiptare po harrohen dhe nuk po i permend kush.

Ka shume per te shkruar,por dicka qe do te doja ta theksoja eshte mbeshtetja atehere dhe sot,pra e dy regjimeve paralele te korruptuara dhe antishqiptare te zogut dhe berishes,mbi masen e nje injorance te fiseve te Shqiperise se veriut,te cilet me injorancen e tyre,me veprimet dhe mosveprimet e tyre,na kane lene dhurate keto regjime.

Nuk eshte as e rastesishme qe ne kosove apo maqedoni japin nje mbeshtetje pa kufizim dhe nderojne keta plehra.Sepse per fat te keq,per mendesine e veriorit,nuk eshte armik as serbi e as turku,por qenia shqiptare,shpirti shqiptar.Atyre mjaft ti lejosh pa shtet,ku te kene mungesi te ngulin cadren ne mes te ares dhe kane gjithcka.

Kjo eshte e verteta,antishqiptaret me te medhenj i kemi ne mes tone dhe ata kane emra: quhen ahmet,sali,jozefina...

Kadale pak o Beni i

Kadale pak o Beni i vogel ,

Ndermjet 20 vjeteve te Zogut e 20 vjeteve te Berishes je tuj harru 50 vjetet e Enverit qe nuk di te kete qene prej veriut!

As Zogu e as Berisha bashke po ti vesh (po rrime shtrembet por po flasim drejt!) nuk kane ba as gjysmen e te zezave qe bane komunistat e Enverit.

Ne mendesine e Veriorit nuk qenkan armiq as serbet e as turqit?!

Po kush eshte djege e pjeke me to, mor zheni ,ma teper se Verioret ?

Mbi krenat e kujt kane ra gjylet e serbo-malazezasve ?Ku jane katundet qe jane djege? Ku jane majat ku asht çu flamuri i Skenderbeut ne 1911!

Ku ka Shqipni te mirfillte te pa shkelun nga kemba e turkut perveçse ne veri?

Me sa duket nuk ke ndi ndoj here as per Oso Kuken,Dede Gjo Lulin,Bajram Currin,Mehmet Shpendin,Isa Boletinin, Luigj Gurakuqin.

Po me siguri nuk duhet te kesh degjuar as per Cerçiz Topullin e Muço çullin qe ne Shkoder u vajtuan si djem te pare se u vrane jo tuj rujte Shkodren po Shqipnine!

Mbas kesaj nese me pyet se : a mendoj se verioret jane ma te miret ?

Kategorikisht JO!

Po mos gabo me me thane se jane ma te mire jugoret!

Mjere ne po mberritem me u levdu per te miret e shpise e "kopilat" me ja lane ne dere tjetrit!

A e din sa femije oficerash te ardhun prej Jugut ne Shkoder kam pase ne shkolle qe e kishin kryet plot e perplot me morra?

Po nuk me kalon nder mend te them qe jugoret jane morracake!

Eshe pse gjysma tjeter antishqiptareve e kane emrin Namik apo Gramoz nuk kam pse shaj jugoret!

E bile do te isha idiot po te thosha qe meqe pensionet greke per ata qe nderrojne emer e kombesi i marrin jugoret ;jugoret qenkan pro-greke!

Kujdes me fjalet ;)

Hajde Beni i vogel fillo me ec vet!

BAKU komenti yt eshte shume i

BAKU

komenti yt eshte shume i bukur dhe nuk kam cfare ti shtoj.

Komenti im ne nje fare mase ishte dhe pak provokim.Vete jam verior,po rrit ne nje qytet ku ishim nga te gjitha trevat.Qendrojne te gjitha ato qe the,por dua te ndalem ne dicka.Mos vej shenjen e barazimit mes dy regjime banditesh si te zogut dhe berishes me hoxhen.Ndryshimi mes tyre ishte se hoxha ngelet gjithmone shqiptar,me te keqijat e te mirat e tij,ndersa keta dy te tjeret thjesht bandite dhe antishqiptare.Dua te shtoj dhe tjetren qe vij nga nje familje e persekutuar dhe nuk kam asnje nostalgji per ate regjim.

Ti si verior,ashtu si dhe une,nuk te ben pershtypje perkrahja qe ka ne zonat tona berisha?!megjithe te keqijat qe po i sjell letij kombi?! nuk te ben pershtypje qe ne gjitha dasmat degjon kenge greke e turke?po vallen e KOLLES valle nuk e kercejne ne trevat e malesise,pikerisht ato me te djegmet e shkaterrumet nga sllavet? nuk e ke vene re qe pikerisht ne veri e ne ato te shqiperise se mesme ka lulezu dhe vazhdon kenga osmano-arabe e qamilit,sinanit dhe artjoles?!

mos u zemero prej te vertetes por prej padrejtesive dhe shkaterrimit qe po i behet ketij kombi.Ne zonat tona,dhe ti e din shume mire,flas te pakten prej shkodres,lezhes e deri ne fushe kruje,ne politike,duke filluar nga deputet,kryetar komunash dhe bashkish po zgjedhim njerez me te kaluar kriminale dhe keta po i votojme ti dhe une.Dhe kjo mbi te gjitha tregon moralitetin dhe bazen morale te nje krahine apo kombi.

une i them vetes shqiptar dhe vleresoj te gjitha vlerat me te bukura qe kemi pasur,por te hedhesh sot syte ne ate vend shikon vetem mjerim,mbi te gjitha shpirteror.Kjo eshte e verteta,te tjerat jane perralla.

Po te bej nje krahasim mes nje veriori dhe nje epiroti.Epiroti vazhdon te ruaje ende traditat me te mira te kombit shqiptar,po ndalem ne nje vlere qe e respektoj shume sic eshte polifonija dhe kabaja. Dhe te kalojme tek veriori,ketu nuk po flas as per nje as per dhjete persona,po flas per shumicen.Muzika qe degjojne e pelqejne eshte thjesht turko-sllave dhe nuk ka emer tjeter.Te vazhdoj me tej eshte e kote.

Persa i perket emrave qe permende ,mund te rreshtoj me qindra patriotete tjere,pasi dhe te paret i kam prej Oroshi,dhe i njoh shume zona ne mirdite,lezhe,shkoder,kurbin.

por e keqja jone me e madhe eshte helmi osman i cili e ka leshu helmin e tij me kohe dhe nuk do na lejoje me pa kurre drite.

Ne qofte se lexon komentin e

Ne qofte se lexon komentin e pare te Benit, atehere i pari mendim qe te vjen ne mendje eshte pyetja a eshte ne rregull ky njeri??!! qe quan injorante dhe tradhtare te kombit Shqiptar te gjithe verioret dhe sipas tij keta qenkan te tille sepse mbeshtesin Sali Berishen.

Une jam verior dhe jam krenar per nej gje te tille, ashtu sic jam krenar qe jam Shqiptar. Ne asnje moment te jetes time nuk e kam ndier veten inferior as nga ana e shkollimit, e as nga ana e formimit kundjret asnje jugori (Shqiptari). Cfare kemi ne me shume apo em pak se jugoret qe sipas teje qenkemi injorante dhe ata te zgjaurit e botes. Me kete nuk dua te them qe jugoret jane injorante ose me te pazgjuar se verioret. Ne cdo treve te Shqiperise ka te zgjuar, dembele, punetore e injorante.

Qe levizja e lire duhej te kontrollohej, kjo nuk don as mend e as kalem, por duhet te shikosh pak edhe historine, sepse veriu ne kohen e Enverit vinte me vize ne Tirane (Kontrollohej pashaporta sapo dilje nga rrethi jot) dhe u vol 50 vjet nga qeveria ne Tirane dhe su investua pothuajse asgje ne kete zone. Banoret e qytetit te Tiranes (pervec Tironsve autoktone) per behej 90 % nga aksi Gjirokaster-Permet-Tepelene.

Shqiperia eshte e te gjithe Shqiptareve

Add new comment