Fico: Perëndimi po kërkon luftë NATO-Rusi. Asnjë ushtar sllovak nuk do marrë pjesë
Kryeministri sllovak, Robert Fico, ka deklaruar në një videomesazh në mediat sociale, se ai nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që Sllovakia të përfshihet në një konflikt me Rusinë apo ndonjë vend tjetër. Sipas tij, dështimi eventual I Perëndimit në Ukrainë, ka shtyrë disa politikanë që të shohin si opsion provokimin e luftës mes NATO-s dhe Rusisë.
Dështimi i strategjisë së shkatërrimit të Rusisë përmes luftës në Rusi, ka detyruar shumë politikanë perëndimorë të konkludojnë se nëse kjo nuk mund të arrihet përmes mbështetjes së ushtrisë ukrainase, atëherë çdo gjë duhet bërë për të provokuar një konflikt mes NATO-s dhe Rusisë. Rusia nuk mund të mposhtet në një luftë konvencionale, vetëm me armë bërthamore. Nën qeverisjen time, askush nuk do të dërgojë ushtarë sllovakë jashtë Sllovakisë nën pretekste të fabrikuara për të luftuar kundër Rusisë apo një vendi tjetër
është shpreur Fico.
Sipas tij Ukraina po humbet 27000 ushtarë çdo muaj.

Add new comment