Rënie e kriminalitetit në vitin 2024 me 3.5%

Postuar në 29 Korrik, 2025 19:56

Në prill të këtij viti, INSTAT publikoi statistikat e krimeve dhe drejtësisë penale për vitin 2024. Sipas këtij publikimi, për vitin që lamë pas në Shqipëri janë evidentuar 32 653 vepra penale, ose 3.5% më pak sesa në vitin 2023. Numri i autorëve ishte 40 057, ose 1.4% më shumë sesa në vitin 2023.

Numri i procedimeve penale u rrit me 3.4% ndërkohë që numri i të burgosurve ishte 4 491, ose 13.1% më pak sesa në vitin 2023.

Nëse do shohim grafikun e përpiluar me këtë rast, bie në sy rritja e krimeve kibernetike, që reflekton një prirje të përgjthshme globale.

Një statistikë e tillë do të sugjeronte një ecuri të mirë deri diku për situatën e kriminalitetit në vend, gjë që në akt është adresuar me nisma si ajo për dënimet alternative. Ndaj propozimi i Kodit të ri Penal që trefishon dispozitën penale në krahasim me atë ekzistues ngjan të jetë një paradoks që nuk përkon në fakt as me llojin e krimeve të evidentuara, as me kapacitetin e shqyrtimit penal në vend. P.sh është propozuar kriminalizimi i shkeljeve të qarkullimit rrugor, kur vetë statistika e kësaj shkeljeje vjen me rritje 2.9%, një ecuri që nuk justifikon penalizime radikale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.