Stërvitja e parë e përbashkët mes ushtrisë serbe dhe asaj kineze

Postuar në 30 Korrik, 2025 13:46

Pjesëtarë të Brigadës së Operacioneve Speciale të Ushtrisë serbe kanë zhvilluar së fundmi një stërvitje të përbashkët me homologë të Ushtrisë kineze në Provincën Hebei në Kinën Veriore. Stërvitja 10-ditore u përqendruar në përdorimin e mjeteve të reja si dronë në taktikat e luftimit urban.

Ministria serbe e Mbrojtjes ka vënë në dukje se kjo ka qenë stërvitja e parë e përbashkët mes të dy vendeve, duke theksuar se ajo synon të krijojë reflekset për një veprim të përbashkët në mjediset jashtështetërore të sigurisë.

Serbia zyrtarisht i përmbahet neutralitetit ushtarak si doktrisë zyrtare e sigurisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.