Akses i paautorizuar në Kadastrën digjitale greke, skandali hetohet nga BE

Gazeta greke “Kathimerini” raporton për një incident të rëndë me regjistrin kadastra digjital në vend. Sipas saj, në 18 muajt e fundit ka patur parregullsi dhe ndërhyrje të paautorizuara në regjistrin digjital të titujve të pasurisë çka ka vënë në lëvizje Zyrën e Prokurorit Europian.
Gazeta shton se ka dyshime për përfshirjen e një personi të caktuar nga politika, me gjasë i afërt i një ish-zyrtari të lartë të Kadastrës greke që mesa duket ka mabjtur çelësa aksesi në regjistër që nga viti 2023 edhe pse nuk ka qenë më në detyrë.
Add new comment