Reforma në pensione, pensioni social, heqja e kufijve për përfitimin dhe rritja e moshës

Postuar në 15 Janar, 2014 02:47

Së fundmi po diskutohet shumë reforma e skemës së pensioneve. Qeveria madje ka propozuar edhe një pension social, në formën e ndihmës për ata njerëz që kanë nevojë për t’u ndihmuar. Gjithsesi, qeveria nga ana e saj deri më tani është në fushën e propozimeve, teksa pritet që të ngrihet një grup i posaçëm për këtë çështje nën drejtimin e ministrit Erion Veliaj. Cilat janë disa nga propozimet? Për t’iu përgjigjur kësaj, sot gazeta “Shekulli” ka intervistuar një specialist të fushës, Naim Balluku, i cili ka sqaruar idetë që qarkullojnë. Kështu sipas tij, është e nevojshme të kalohet nga përllogaritja e pensionit mbi bazën e pagës, në skemën e llogaritjes mbi bazën e kontributeve. Kjo sipas Ballukut, do të duhej të shoqërohej me heqjen e kufijve, qoftë për kontributin që jepet, qoftë për përfitimin. Lidhur me pensionin social, Balluku ka sqaruar se ajo është një praktikë e stabilizuar edhe në BE, për ata njerëz që kanë dhënë kontribute, por me plotësimin e moshës, nuk plotësojnë kushtin e vjetërsisë kontributeve të domosdoshme për të përfituar pension pleqërie. Në këtë pikë, mbetet e pasqaruar përfundimisht se cila është skema e qeverisë shqiptare për këtë lloj pensioni. Për Ballukun problem për skemën e pensioneve në Shqipëri është edhe emigracioni, pasi ka njerëz që nuk plotësojnë kushtet e vjetërsisë as për punën në Shqipëri, as për punën jashtë.

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.